Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

24/04/2025 - 20:56
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka publikuar sot ekskluzivisht një listë të disa 16 kompanive, të cilave AUV ua kishte hequr licencat e importit të kafshëve të gjalla para pak kohësh. Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci javën e kaluar kishte njoftuar për heqjen e këtyre licencave për 28 kompani që merren me importin e kafshëve, duke thënë se me dekada janë improtuar në Kosovë kafshë me dokumenta të falsifikuara, që sipas tij, paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.  

Mirëpo, njoftimi i ministrit Peci që u krenua me AUV-in, që ka marrë vendime me të cilat është stopuar importimi i kafshëve me dokumente të faksifikuara me dekada që ka shkaktuar qindra miliona euro dëme shtetit, duke se ka pas vlerë vetëm për pak ditë.

Kjo ngase Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur shfruqizimin e vendimeve për pezullim të lejeve të importit, me arsyetimin se po iu jep shans të dytë këtyre operatorëve ekonomik.

Veriu.info dje kishte dërguar pyetje te keto kompani që u janë hequr licencat, pasi që deri më tash vetëm emrat e tyre kemi arritur t’i sigurojmë, por që përgjigje kanë kthyer Buquku Sh.P.K me pronar Jeton Buquku dhe Luka Company Sh.P.K. me pronar Arif Spahiu.

Në përgjigjen që kemi marr nga Buquku Sh.P.K., e cila duke pasur gabime elementare drejtshkrime është vështirë të kuptohet, thuhet se që asnjëherë nuk e kanë pasur lejen e importit të pezulluar, por që sipas tyre, vetëm është bërë një gabim teknik, gjë që demantohet nga AUV në përgjigje për Veriu.info.

“Pershendetje shpresoj te jeni mire dhe punet teju shkojne mire ekome pranu nje imejll nga ana juaja qe mukishin ber njo 2 pytje edhe deshta meta sqaru si osht puna ne ralitet. Ne si kompani nuk ekem pas as nje here lejen e inportit te pezullume oshte bere nje gabim nga ana e avukut  por mrena dite ata ekan permisu at gabim edhe ne kem iportu kafsh edhe javen e kalume edhe kete jav muje meta deshmu edhe me dud doganore Sa i perket fjalimit te Minsitrit Peci ne nuke kemi ndoje komentim sepse ne si kompani nuk bejme pjese ne at grup se ne i nportojm kafsht pere nevoja tona joe per trekti edhe sosht interes i jone me be nje gje te till”, thuhet në përgjigjen e Buquku Sh.P.K., që për hir të korrektësisë në citim, po e publikojmë pa ndërhyrje.

Pronari i Luka Company Sh.P.K., Arif Spahiu kur është pyetur nga Veriu.info për arsyen e pezullimit të lejes së importit, është përgjigjur duke thënë: “ne mendonjm qe pezullimi esht ber qe te na pamundsohet importi i kafshve te gjalla drejt tregut kosovar per arsye qe te favorizohen kompanit e mishit brazilit”.

Ndërsa, i pyetur se si e komenton deklarimin e ministrit Peci për import të kafshëve me dokumente të falsifikuara dhe për evazion fiskal, Spahiu ka paralajmëruar padi ndaj tij, ka thënë: “te njejten pyetje po ja shtroj ministrit peci dhe Poe sfidoj ne emer te kompanis sime LUKA COMPANY SH.P.K ne te urdhnon ne inspektim me te gjith aparatin shtetror dhe te shohmi si esht gjendja faktike per ndryshe ne do bejm padi drejtuar ministrit peci per njollosje. Publikisht poj bej thirrje ministrit Peci reflekto.”

Pas këtyre përgjigjeve nga Buquku Sh.P.K. dhe Luka Company Sh.P.K., Veriu.info ka dërguar pyetje në drejtim të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarisë, Bekim Hoxha, duke e pyetur se cila eshte arsyeja e heqjes se kesaj licence per “Luka Company” dhe se a i është rikthyer licenca kompanisë Buquku Sh.P.K., ku në përgjigjen e AUV konfirmohet se 28 subjekteve u janë pezulluar lejet, duke përfshirë edhe “Buquku” dhe “Luka Company”, duke demantuar kështu pretendimin e kompanisë “Buquku” që për Veriu.info kishte thënë se nuk iu është pezulluar leja e importit.


Foto arkiv: Bekim Hoxha, drejtor ekzekutiv i AUV

Tutje, në përgjigjen e AUV për Veriu.info thuhet se këto vendime janë marrë që të rritet disiplina dhe të minimizohen abuzimet, duke treguar se më pas është formuar një Komision për Shqyrtimin e Ankesave, i cili ka dalë me propozim që kompanive t’u jepet një mundësi e dytë për të vazhduar importet.

Përgjigja e plotë nga AUV:

Në kuadër të mbikëqyrjes dhe kontrollit të therjeve të kafshëve të gjalla të importuara, AUV ka analizuar të dhënat e fundit raportuese dhe ka identifikuar problemin me operatorët ekonomikë (OE) të përfshirë në importin e kafshëve të gjalla.

Në përgjigje të kësaj situate, AUV ka ndërmarrë një sërë masash emergjente, përfshirë pezullimin e operatorëve të regjistruar, kontrolle dhe implementimin e një sistemi të automatizuar për ndëshkimin e mospërputhjeve nëpërmjet platformës FCMS. 28 subjekteve importuese u janë pezulluar regjistrimet. Pjesë e këtyre subjekteve kanë qenë edhe OE Buquku dhe Luka Company.

Ky veprim është ndërmarrë me qëllim që të rritet disiplina dhe të minimizohen abuzimet.

Baza ligjoren që rregullon çështjen e importit të kafshëve

  • Ligji 21/2004 Për Veterinarinë
  • Udhëzimi Administrativ 14/2024 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË KONTROLLIT ZYRTAR PËR KAFSHËT E GJALLA QË HYJNË NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Krijimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave:
Bazuar në vendimin për pezuallimin e regjistrimit të kompanive importuese, ju është dhënë edhe mundësia e ankesave në AUV. Për këtë është themeluar një komision i veçantë për shqyrtimin e ankesave dhe shqetësimeve të operatorëve ekonomikë. Ky komision ka dalë me propozimin që kompanive t’u jepet një mundësi e dytë për të vazhduar importet, me kusht që të përmbushin kriteret e propozuara nga AUV që burojnë nga aktet nënligjore.

Të gjitha kompanive të cilat kanë deponuar ankesat dhe kanë paraqitur faktet, komisioni i ka shqyrtuar ankesat dhe ju ka dhënë edhe njëherë mundësinë që të respektojnë të gjitha procedurat e therjes së kafshëve. Pjesë e këtyre kompanive janë edhe OE Buquku dhe Luka Company të cilat tani e tutje do të mund të importojnë kafshë të gjalla duke respektuar rekomandimet dhe vërejtjet e dhëna nga AUV.

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e 16 kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal (I)

 

JU REKOMANDOJMË

Musliu ankohet pse rruga mban emrin “Astrit dhe Arbënor Dehari”: Çfarë heroizmi kanë bo ata?

Musliu: Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos
11/05/2026 - 20:01

Ganimete Musliu, ish-deputete e PDK-së, ka folur në lidhje me një rrugë që mban emrin e dy aktivistëve të vdekur të VV-së, Astrit dhe Arbënor Dehari. Musliu ka...

Më shumëDetails

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?
11/05/2026 - 19:53

Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të...

Më shumëDetails

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë
11/05/2026 - 19:49

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për unitetin dhe përgjegjësinë e treguar në procesin e brendshëm partiak. Ai tha se nominimi i...

Më shumëDetails

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë