Pas takimeve në Prishtinë me krerët e PDK-së dhe LDK-së, ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot edhe me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook se me gjeneralin Clark evokuan kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folën për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Posimi i plotë:
Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark.
Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme.













