Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi. Po ashtu, në emër të kompensimit të dëmit, i njëjti obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë euro.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër Milaim Zeka, i cili ka thënë se gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendum kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Pse po ikin njerezit nga ky vend? Sepse ka perdhunues te drejtesise, sikurse eshte Edita Çanta, e cila me ka denuar permes urdherave politik, ta marrura permes telefonave. Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!!!” – shkruan Zeka ndër të tjera.
Postimi i plotë:













