Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e partisë më të madhe opozitare në Kuvend.
Pasi hyri në sallën e Kuvendit ku po zhvillohet një debat për protestat në Tiranë, kreu i PD-së u ndal shkurtimisht në foltore.
“Unë erdha. U krye”, tha ai.
PD-ja thotë se Berishës iu hoq sanksionimi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i PD-së, Alfred Lela i tha Gazetës Express se ky vendim i është komunikuar Berishës nga Ambasda e SHBA-së dhe Departamenti amerikan i Shtetit.












