Komentatori politik, Krenar Shala, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja do të dalin më mirë në zgjedhje lokale sesa Lëvizja Vetëvendosje.
Shala ka thënë se gara me e madhe në këto zgjedhje do të jetë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.
“Ma merr mendja edhe kësaj radhe PDK-ja dhe LDK-ja do të fitojnë me së shumti komuna ende Vetëvendosja është e dobët në zgjedhje lokale, të shohim mund të ketë befasi, por janë disa komuna që do të jetë një garë e fortë”, ka thënë Shala në Politiko.