Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK rrit insistimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, Kurti kërkon “kujdes”, afati për zgjedhjen e Presidentit po soset

01/10/2026 - 12:17
në Kryesore, Lajme
A A
PDK rrit insistimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, Kurti kërkon “kujdes”, afati për zgjedhjen e Presidentit po soset
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Propozimi për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale ende nuk po shkon në Kuvend, ndërsa po kalojnë ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. PDK-ja e ka prioritet të parë ndryshimin e ligjit, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha dje se kjo çështje “është tejet e rëndësishme, por nuk bën të bëjmë gabime”. Ai e riktheu emrin e Bekim Sejdiut për President të vendit – i cili është tërhequr vetë tashmë – duke thënë se duhet respektuar marrëveshja me LDK-në për këtë emër.

Gazeta Express

Partia Demokratike e Kosovës nuk dëshiron të flasë për asgjë tjetër dhe e ka bërë “prioritet të prioriteteve” – siç e quan kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza – ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, pasi ajo në shkallë të parë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha dje pas një mbledhjeje të qeverisë se duhet pritur edhe disa ditë për mendimin e zyrës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë për këtë propozim.

“Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë përkatëse, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë. Mandej do t’ia japim përgjigjen Kuvendit, dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha ai.

Projektligji fillimisht shkoi te zyra ligjore në Kryeministri, por Kurti tha se kjo zyrë më pas ka kërkuar mendim nga zyra ligjore në MD dhe nga Departamenti për Buxhet në Ministrinë e Financave. “Kjo është procedura e rregullt qysh bëhet me secilën iniciativë ligjore”, tha ai.

Kryeministri tha se çështja e mbrojtjes shtetërore ndaj ish-krerëve të UÇK-së “është tejet e rëndësishme, por nuk bën të bëjmë gabime”.

“Nuk na falen më gabimet. Nëse gabon rregullisht, diçka qenësore nuk është në rregull”, tha ai.

Kanë mbetur më pak se një javë për t’i dhënë përgjigje propozimit të kësaj partie, pasi Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në një aktgjykim të fundit se afati për zgjedhjen e Presidentit “përfundon më 6 tetor 2026”.

Në këtë kontekst, Kurti dje foli edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe paralajmëroi takime me liderët e partive tjera parlamentare. Tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin për President, duke e përmendur Bekim Sejdiun, i cili më 14 shtator u tërhoq.

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha ai në një konferencë për media.

Zgjedhja e Bekim Sejdiut President u duk çështje vështirë e zgjidhshme kur një ditë pasi Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u dakorduan për merin e tij. LDK-ja mbajti një mbledhje të grupit parlamentar, në të cilën të paktën gjashtë deputetë të kësaj partie dolën kundër kësaj marrëveshjeje.

Kurti përmendi se Sejdiu është tërhequr nga kandidatura, por shtoi se “nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi marrëveshje politike dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë”.

“Nuk kemi emër të ri ose tjetër. Nëse ky do të jetë rasti në të ardhmen, natyrisht që do të njoftoheni”, tha ai.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale, me të cilin katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim në shkallë të parë më 16 shtator, u konsiderua gjerësisht si i padrejtë në Kosovë dhe Kuvendi miratoi të hënën një deklaratë lidhur me dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku ndër tjerash, konstatohet i papranueshëm përfundimi i trupit gjykues për “ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Ndërkohë që propozimi i PDK-së për ndryshimin e ligjit është në Ministrinë e Drejtësisë, kjo parti ka kërkuar që ai të sillet sa më shpejt në Kuvend. Deputetët e kësaj partie po i lëshojnë komisionet parlamentare, duke kërkuar që propozimi për ndryshimin e ligjit të jetë tema e vetme tash për tash.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha të martën në një konferencë për media se Kuvendi duhet ta nisë sa më parë “procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara” dhe “Qeveria s’guxon ta zvarris këtë proces”.

“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë ai.

PDK-ja më 21 shtator e dorëzoi në Kuvend projektligjin me ndryshimet e propozuara në Kuvend më 21 shtator, ndërsa Qeveria e pranoi për mendim më 25 shtator dhe ka afat 30 ditë për t’iu përgjigjur Kuvendit.

Projektligji i propozuar nga PDK-ja kërkon që juridiksioni i Gjykatës Speciale të kufizohet te veprat penale të përmendura në një raport të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili trajtonte, ndër të tjera, pretendimet për trafikim organesh pas luftës në Kosovë.

Ai parasheh, ndër tjerash edhe ndryshimin e periudhës kohore që mbulon Specialja: nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, në periudhën nga 1 korriku i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2000.

Ky propozim kërkom edhe ndryshime lidhur me juridiksionin territorial, duke e kufizuar në veprat që mund të jenë kryer brenda territorit të Kosovës.

Ndryshimet parashohin edhe procedura të përshpejtuara për verifikimin e juridiksionit dhe kërkohet që palët të mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, ndër të tjerash.

Që prej 16 shtatorit, kur u shpall aktgjykimi dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë po protestohet çdo natë. Organizatorët kanë paraqitur katër kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës, ndër të cilat shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Për pak ditë do të qartësohen shumë gjëra, pasi me afatin e përcaktuar nga Kushtetuesja deri më 6 tetor, nëse Presidenti nuk zgjidhet deri në atë datë, Kuvendi shpërndahet me automatizëm dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

JU REKOMANDOJMË

Von der Leyen nis takimet në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Von der Leyen nis takimet në Kosovë, pritet nga Haxhiu
01/10/2026 - 13:15

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu ka pritur për takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen është duke zhvilluar një vizitë në rajonin...

Më shumëDetails

Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative

Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative
01/10/2026 - 13:07

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet...

Më shumëDetails

Policia bllokon disa rrugë në Prishtinë për marshin në mbështetje të UÇK-së

Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit
01/10/2026 - 13:05

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, nga platforma “Liria ka emër” për të shprehur vazhdimin e...

Më shumëDetails

Kurti: Sot nisin komunikimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kurti udhëton sot për në Amerikë
01/10/2026 - 13:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e...

Më shumëDetails

Krasniqi për Kurtin: Një person që i ka thanë Shko Hashim, s’e besoj që mundet me i thanë Eja Hashim

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
01/10/2026 - 13:01

Dardan Krasniqi, i ftuar në Kosova Live në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij nda ish-krerëve të UÇK’së. Krasniqi, ka thënë sipas tij...

Më shumëDetails

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm
01/10/2026 - 12:39

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes tetë subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për krijimin e listës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1197 Shpërndaje
    Shpërndaje 479 Tweet 299
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    360 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë