Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK: S’kemi shtiza për kolegët në opozitë, jemi në garë me VV-në

02/06/2024 - 09:21
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
PDK: S’kemi shtiza për kolegët në opozitë, jemi në garë me VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se “shtizat” nuk i kanë për partitë e tjera opozitare, ndërsa garën e ngushtë e sheh ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje. Beson se qeverinë, pas zgjedhjeve, do ta udhëheqë kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.

Çitaku në një bisedë me EO ka theksuar domosdoshmërinë për të shkuar në zgjedhje sa më parë, për shkak të dëmeve që po i shkaktohen vendit nga Qeveria Kurti.

Sipas ish-ministres së Integrimit, ka regres të madh në ekonomi në këto tri vjet e gjysmë, aleatët tanë kanë humbur besimin në udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe për fajin e kësaj qeverie po ndodh migrim masiv.

Ajo ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion pas zgjedhjeve.

“Nuk ka asnjë lloj marrëveshje mes PDK-së dhe LVV-së, përveç kërkesës sonë si PDK që vendi sa më parë të shkojë në zgjedhje dhe mandati t’u kthehet qytetarëve. Kjo jo si dëshirë, por si nevojë dhe si domosdoshmëri. Vendi është në stagnim, kemi shënuar një regres të frikshëm në ekonomi, parametrat në migrim janë të tmerrshme, aleatët tanë kanë humbur besimin tek udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ne po insistojmë që të kemi zgjedhje sa më parë në mënyre që të ndalet ky degradim. Nuk kemi shtiza për kolegët tanë në opozitë, nuk jemi në garë me të, ne jemi në garë me Albin Kurtin dhe LVV, dhe po synojmë që mandatin të ua kthejmë qytetarëve në mënyrë që Kosovës t’i vijë një qeverisje e përgjegjshme në krye me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza”, thotë Çitaku.

Çitaku thotë se mundësia e vetme që të shkohet në zgjedhje, është përmes shpërndarjes së Kuvendit, teksa dorëheqjen e Kurtit s’e sheh të realizueshme, ndërsa përmend faktin se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.

Kritikat i hedh edhe në adresë të partive të tjera opozitare, për të cilat thotë se nuk e kanë qëllimin e njëjtë, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

“Situata është shumë e thjesht, tani për tani mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje është shpërndarja e Kuvendit. Për shkarkim të qeverisë nuk i kemi votat. E tërë opozita bashkë i ka 40 deputetë, ndërkaq dorëheqja nuk diktohet nga kërkesa jonë, ajo është vendim i kryeministrit aktual dhe nëse të gjithë po pajtohemi që Kosova i ka punët keq, që vendi është duke shkuar në drejtim të gabuar, atëherë prioriteti ynë duhet të jetë qëllimi, e qëllimi është organizimi i zgjedhjeve sa më parë, megjithatë kam dron që dritarja për një vendim të tillë po ngushtohet, megjithatë jemi munduar që në këtë proces si PDK të jemi konsistent në kërkesën tonë për zgjedhjet e reja qysh nga korriku i vitit të kaluar dhe të jemi bashkëpunues e përafrues dhe mos ta përdorim këtë situatë për të sulmuar njëri-tjetrin fare”, thotë tutje Çitaku.

Koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, Çitaku e sheh jetike për funksionalizimin e shtetit. Këtë fakt e sheh si të munguar për fajin e Qeverisë Kurti. Ajo përmend edhe sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Imagjinoni në vitin 2024, Kosova është nën sanksione nga BE-ja. Imagjino në vitin 2024m Kosova është e përjashtuar nga shumë nisma të BE-së dhe kjo si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme të kryeministrit dhe qeverisë që ai e drejton. Në shekullin të cilin jetojmë, aleancat janë po aq të rëndësishme sa edhe sovraniteti. Jetojmë me një kohë ku koordinimi mes partnerëve dhe aleatëve është domosdoshmëri jo vetëm dëshirë, është domosdoshmëri, është nevojë. ShBA-të koordinohen me Kinën, Japoninë, me Gjermanin, me Francën. Është krejt e natyrshme koordinimi, nuk është subërdënim mirëpo fatkeqësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, bartësit e institucioneve të Kosovës duket se këto aleanca këto raporte i kanë marrë si të mirëqenë, aleancat nuk janë të mirëqena, ato duhet të kultivohen dhe duhet të mirëmbahen”, u shpreh Çitaku.

Qeverisjen trevjeçare të Albin Kurtit, Çitaku e kualifikon si të padijshme dhe të papërgjegjshme. Thotë se për fajin e ekzekutivit, po ndodh migrimi masiv. Ajo thotë se partia në pushtet ka bërë përpjekje për ta polarizuar edhe më tej shoqërinë kosovare.

“Demet janë në shumë fusha dhe fatkeqësisht nuk është që kemi pasur ndonjë sukses sepse sukseset të institucioneve të Republikës së Kosovës, do duhej tu gëzohemi të gjithë. Fatkeqësisht kjo qeverisje në rastin më të butë do të mund të kualifikohej si e padijshme, e pa përgjegjshme dhe një administratore e dobët e taksave tona. Dëmi më i madh që VV-ja i ka shkaktuar Kosovës dhe kjo jo vetëm tre vite, është polarizimi i skajshëm i shoqërisë, lehtësia e padurueshme me të cilën janë përdorur fjalë të rënda të papranueshme në diskursin politik dhe publik, humbja e besimit të aleatëve në Kosovë dhe në fund fare si rezultat i një situate kaotike, një amullie kemi parë edhe humbjen e shpresës së qytetareve të vendit dhe një migrim masiv i cili do duhej të ishte brenga jonë më e madhe”, deklaroi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne
24/03/2026 - 16:39

Me një pamje dhe arkitekturë moderne, sot edhe zyrtarisht ka nisur punën stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ky stacion modern u përurua...

Më shumëDetails

Ngritja e çmimeve, analisti i ashpër me Qeverinë Kurti: Po sillen sikur të ishin një qeveri okupatore

24/03/2026 - 16:28

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosndërmarrjen e veprimeve ndaj ngritjes së çmimeve. Ai ka bërë me dije se derisa vendet e rajonit dhe...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Presidentja Vjosa Osmani dërgon lëndë në Kushtetuese për këtë çështje

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
24/03/2026 - 16:11

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, qytetarët: I papërballueshëm për kushtet në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
24/03/2026 - 16:06

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës po ndryshon nga momenti në moment. Kjo rritje po ndodhë si pasojë e luftës që po zhvillohet ën Lindjen e Mesme....

Më shumëDetails

Kurti vlerëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës

Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
24/03/2026 - 15:34

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi më 24 mars 1999, për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në...

Më shumëDetails

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit
24/03/2026 - 15:12

Kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi është i gatshëm të jetë nikoqire i çdo bisedimi për paqe midis SHBA-së dhe Iranit. “Me kusht që SHBA-ja dhe Irani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë