Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci i para dyjavëve e cilësonte LDK-në si opsion për qeveri stabile, sot i tha “shoqëri aksionare”

01/05/2025 - 18:12
në Kryesore, Lajme
A A
“Mirëmëngjes nga Kosova e Vllahisë”, Ministri Peci publikon pamje duke u mbjell fidane në veri të vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe njëri nga kryetarët e Listës Guxo, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e cilësuar si një “shoqëri aksionare”. Para më pak se dy javëve, ai deklaronte se kjo parti nga vet kryeministri në largim, Albin Kurti, u pa si një prej opsioneve për qeveri më stabile.

Derisa po arrinte në Kuvendin e Kosovës, Peci para gazetarëve pati kritika e akuza për LDK-në, duke thënë se ka ndryshuar nga koha kur ai ishte pjesë e kësaj partie.

“LDK kam përshtypjen që është shndërru në një shoqëri aksionare, sikur është e privatizume dhe varet se çka thonë aksionarët. Duke qenë se kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në të cilën është angazhu LDK në të kaluarën, nuk ka të bëj me këtë sot.

Imagjinoni nëse ndjeket ky diskurs i LDK-së, ku refuzohet zhbllokimi i Kuvendit dhe institucioneve” – tha ai, transmeton Nacionale.

Megjithatë, para dy javësh gjatë një paraqitje të tij televizive, ai deklaronte se këtë parti e kishin parë si opsion për qeveri stabile.

Me Partinë Demokratike të Kosovës nërkaq, thoshte se “dallimet i kanë më të mëdha”.

“Është çështje si e vlerëson kryeministri Kurti, ndajmë mendime ndonjëherë s’pajtohemi, por në fund marrim një konsensus

Është vlerësu se është një prej opsioneve për një qeveri më afatgjatë dhe stabile, dhe është diskutu opsioni për ftesë. Do të ishte qeveri stabile, por ata kanë refuzu.

Me PDK-në dallimet janë më të mëdha, por në anën tjetër është zgjedhja e kryeministrit” – shprehej Peci.

Theksojmë se edhe sot është ndërprerë seanca e Kuvendit. Avni Dehari i VV-së kërkoi votim të fshehtë, të cilin e refuzoi opozita.

Kështu, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë me “votime fizike”.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënryë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” – tha ai.

Opozita e deritanishme e konsideroi këtë si një shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores për punën e Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam
01/04/2026 - 11:06

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës. Gjatë dekorimit nga presidentja...

Më shumëDetails

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon
01/04/2026 - 11:03

BE-ja ka paralajmëruar se çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen së shpejti, edhe nëse lufta me Iranin përfundon, duke përmendur presionin mbi furnizimet me karburant...

Më shumëDetails

LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten, kjo është arsyeja

Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
01/04/2026 - 10:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten. Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin...

Më shumëDetails

Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë
01/04/2026 - 10:43

Mbrojtja e Bashkim Smakajt dhe ajo e Hajredin Kuçit kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova në rastin në të cilin Smakaj e Kuçi së bashku me...

Më shumëDetails

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë
01/04/2026 - 10:41

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it,...

Më shumëDetails

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe
01/04/2026 - 10:35

Në ditën e parë të luftës, Irani gjuajti qindra raketa balistike dhe breshëri masive, që kishin për synim që përmes numrit të madh të tyre të mbingarkonin mbrojtjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

    LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë