Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci: Kosova ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike, që nga shpallja e pavarësisë

13/02/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Peci: Nëse Asociacioni nuk shkon në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet për një vit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka paralajmëruar se Kosova ka hyrë në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë.

Ai ka theksuar se, në vend që të dërgohej draft-statuti i Asociacionit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese dhe të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka zgjedhur të kundërtën, duke e armiqësuar veten me Perëndimin.

Peci ka shprehur shqetësimin se Kosova ka përmbushur dëshirën e Rusisë duke ndërlidhur marrëveshjen me Serbinë me përfundimin e luftës në Ukrainë.Ai paralajmëroi se kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendin, duke shtuar se Kosova e ka dëshiruar këtë rrjedhë duke u fokusuar në taktikat politike dhe duke injoruar pasojat afatgjata.

Shkrimi i plotë:

Kosova, me vetëdije të plotë, e ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë. Në vend që draft-statuti i Asociacionit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe sot të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, me rrugë të hapura për integrim të mëtejshëm në BE dhe me mundësi për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, ne vendosëm të bënim të kundërtën, duke e armiqësuar veten me gjithë Perëndimin.

Sot, kur po ndodhin lëvizje tektonike në rendin botëror, ia kemi plotësuar dëshirën Rusisë, e cila vazhdimisht ka deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë pas arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Tani, parametrat e rendit të ri botëror dhe të kornizës së sigurisë evropiane po ravijëzohen nga përfundimi i kësaj lufte, e cila mund të pasohet edhe nga një çarje e madhe transatlantike. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën, do ta shohim së shpejti!Cilado qoftë rrjedha që do të marrë marrëveshja Kosovë-Serbi, mos u ankoni, sepse këtë e kemi dëshiruar vetë. Derisa merreshim me taktika politike, si hapja e urës së Ibrit, e cila mbeti e mbyllur, nuk e shihnim malin për shkak të një druri. Kështu përfundon kur veshët dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë

JU REKOMANDOJMË

KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
Kryesore

Zgjedhjet lokale, KQZ do shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për votimin jashtë vendit

22/06/2025 - 12:01
Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
Kryesore

Pas sulmit amerikan në Iran, Netanyahu tregon çka bisedoi me Trumpin në telefon

22/06/2025 - 11:46
LAJM I KEQ: BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit
Ekonomi

LAJM I KEQ: BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

22/06/2025 - 11:32
Albin Kurti pas sulmit të Amerikës në Iran: SHBA është superfuqia demokratike që duhet mbështetur
Kryesore

Albin Kurti pas sulmit të Amerikës në Iran: SHBA është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

22/06/2025 - 11:22
Raketat iraniane godasin Izraelin: Dëme të mëdha dhe dhjetëra të lënduar
Kryesore

Raketat iraniane godasin Izraelin: Dëme të mëdha dhe dhjetëra të lënduar

22/06/2025 - 11:15
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit: Veprim i pamatur dhe i njëanshëm

22/06/2025 - 10:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë