Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci: Kosova ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike, që nga shpallja e pavarësisë

13/02/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Peci: Nëse Asociacioni nuk shkon në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet për një vit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka paralajmëruar se Kosova ka hyrë në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë.

Ai ka theksuar se, në vend që të dërgohej draft-statuti i Asociacionit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese dhe të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka zgjedhur të kundërtën, duke e armiqësuar veten me Perëndimin.

Peci ka shprehur shqetësimin se Kosova ka përmbushur dëshirën e Rusisë duke ndërlidhur marrëveshjen me Serbinë me përfundimin e luftës në Ukrainë.Ai paralajmëroi se kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendin, duke shtuar se Kosova e ka dëshiruar këtë rrjedhë duke u fokusuar në taktikat politike dhe duke injoruar pasojat afatgjata.

Shkrimi i plotë:

Kosova, me vetëdije të plotë, e ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë. Në vend që draft-statuti i Asociacionit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe sot të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, me rrugë të hapura për integrim të mëtejshëm në BE dhe me mundësi për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, ne vendosëm të bënim të kundërtën, duke e armiqësuar veten me gjithë Perëndimin.

Sot, kur po ndodhin lëvizje tektonike në rendin botëror, ia kemi plotësuar dëshirën Rusisë, e cila vazhdimisht ka deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë pas arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Tani, parametrat e rendit të ri botëror dhe të kornizës së sigurisë evropiane po ravijëzohen nga përfundimi i kësaj lufte, e cila mund të pasohet edhe nga një çarje e madhe transatlantike. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën, do ta shohim së shpejti!Cilado qoftë rrjedha që do të marrë marrëveshja Kosovë-Serbi, mos u ankoni, sepse këtë e kemi dëshiruar vetë. Derisa merreshim me taktika politike, si hapja e urës së Ibrit, e cila mbeti e mbyllur, nuk e shihnim malin për shkak të një druri. Kështu përfundon kur veshët dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë

JU REKOMANDOJMË

Pamje/Tifogrupet protestojnë për çlirimtarët, hedhin mjete piroteknike në drejtim të Qeverisë

Pamje/Tifogrupet protestojnë për çlirimtarët, hedhin mjete piroteknike në drejtim të Qeverisë
27/09/2026 - 17:47

Tifogrupet e Kosovës janë bashkuar për të protestuar së bashku në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit janë mbledhur para objektit...

Më shumëDetails

Austria nuk ua lejon flamujt e UÇK-së dhe atë kuq e zi tifozëve dardanë

Austria nuk ua lejon flamujt e UÇK-së dhe atë kuq e zi tifozëve dardanë
27/09/2026 - 17:43

Interesim i madh i tifozëve shqiptarë është vërejtur pranë hyrjeve të Ernst Happel Stadion në Austri të Vjenës. Gazeta Insajderi merr vesh se autoritetet austriake po kryejnë kontrolle...

Më shumëDetails

Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales
27/09/2026 - 17:33

Komuniteti shqiptar në Texas, të hënën në orën 13:00, sipas kohës lokale, do të zhvillojë një protestë në Austin kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj...

Më shumëDetails

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro
27/09/2026 - 16:37

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina

Vazhdojnë skandalet për Chair Airlines, kompaninë partnere të Air Prishtina
27/09/2026 - 16:28

Me fillimin e pushimeve vjeshtore në disa kantone të Zvicrës, Aeroporti i Cyrihut është mbushur sërish me udhëtarë. Mes tyre ishte edhe familja e një lexuesi të Blick,...

Më shumëDetails

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tifogrupet bashkohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
27/09/2026 - 16:28

Rrugët e Prishtinës të dielën u mbushën me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pjesë e organizimeve ishin edhe tifogrupet kosovare. Tifozët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë