Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve

29/06/2026 - 08:11
në Lajme
A A
Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia ka interes për rrymat radikale fetare në Kosovë me qëllim që ta dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Kosovës, vlerësohet në një raport të organizatës PREVENT e nga disa njohës.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë konstatoi se Hysri Selimi iu bashkua ISIS-it me udhëzime të BIA-s serbe, por edhe e informonte këtë shërbim lidhur me rrymat radikale islame në Kosovë.

Konstatimi se Serbia ka interesim për rryma radikale fetare në Kosovë nuk e befason,
drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci.

Ai vlerëson se Serbia, por edhe Rusia, që nga vitet e 90-a kanë bërë përpjekje fillimisht t’i paraqesin shqiptarët e më pas edhe Kosovën si çerdhe e ekstremistëve islamikë në arenën ndërkombëtare.

“Kjo informatë atyre u duhet shumë më tepër për ta baltosur Kosovën dhe për ta paraqitur si vend të pasigurt dhe vend i cili ka inklinime të radikalizmit islam. Edhe pse një numër jo i vogël i njerëzve nga Kosova ka shkuar në Siri, ai nuk është problemi kyç i Kosovës – nuk mund t’i jepet Kosovës ai karakter… Në fund të fundit Kosova e ka luftuar shumë radikalizmin islam, po flasim për institucionet shtetërore…Pika fillestare e Serbisë dhe pika ku është sot është e njëjtë, mirëpo ju duhen elemente të këtilla për ta proklamuar Kosovën në këtë formë dhe për ta paraqitur shtetësinë e Kosovës dhe vetë shtetin e Kosovës si vend jo-stabil i cili është i ndërlidhur me radikalizmin islam e kështu me radhë”, ka thënë Peci.

Një synim tjetër i fqinjit të Kosovës, sipas tij, është edhe përçarja e shqiptarëve. Peci thotë se kjo bëhet në mënyrë që ta cenojë harmoninë ndërfetare në mes të shqiptarëve.

“Shqiptarët i kanë katër religjione dhe ka qenë zgjidhja e vetme që për ta krijuar një emërues të përbashkët për të krijuar nacionalizmin shqiptar dhe për të krijuar bashkimin e të gjitha elementeve fetare brenda saj. Ato nuk kanë mundur të bashkohen nëse nuk i ishte dhënë kulmi sekular të gjithë kësaj pune e pikërisht këtë lëvizjet radikale islame i kanë goditur pikërisht këto shtylla për shembull e dimë se si është baltosur Skenderbu, Nëna Terezë e sidomos figurat e religjionit katolik që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të qenë shqiptarët ata çfarë janë sot”, ka shtuar ai.

Portretizimi i Kosovës si vatër ekstremizmi është mjet që e ka artikuluar edhe haptas diplomacia serbe, siç tregon edhe raporti “Nga deziformimi serb tek faktet” të organizatës PREVENT.

Sipas raportit me autor Skender Përteshin, edhe krerët e diplomacisë serbe i kanë hedhur narrativat e tilla edhe në media, duke e lidhur e fajësuar Kosovën me incidente që ndodhën në Serbi.

“Një shembull tjetër klasik i dezinformimit të opinionit publik dhe i tentativës për të dëmtuar imazhin e Kosovës është rasti i sulmit terrorist ndaj ambasadës izraelite në Beograd, në qershor të vitit 2024, ku u plagos rëndë një pjesëtar i strukturave të sigurisë së Serbisë. Sulmi terrorist u dënua gjerësisht nga të gjitha palët, pa dallim. Megjithatë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u përpoq ta lidhte këtë akt terrorist me Kosovën, duke bërë propagandë dhe dezinformim se autori i sulmit, Senad Ramoviq Beqan, kishte ndihmuar për të ikur dhe për t’u fshehur në Kosovë. 25 Ky pretendim ishte tërësisht i pavërtetë dhe kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur atë si një vend që mbështet terrorizmin. Në realitet e vërteta ishte krejt ndryshe”, thuhet në raportin e Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.

Raporti i institutit PREVENT, tregon se sulmet terroriste së fundi në Kosovë kanë kryer pikërisht organizata që i mbështet Serbia.

Sipas kësaj analize ndërmjet viteve 2021 dhe 2024, anëtarë të organizatave si “Mbrojta Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë ndërmarrë mbi 17 sulme terroriste.

Sulmet nga këto dy organizata tashmë terroriste në Kosovë, kanë pasur cak institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, popullatën civile dhe infrastrukturën kritike të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Tragjike: Humb jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës pasi u godit nga një veturë në Morinë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
29/06/2026 - 09:03

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë, ku ka humbur jetën zyrtari i Policisë së Kosovës, Rexhep...

Më shumëDetails

Kapetanoviç: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në Ballkanin Perëndimor

Kapetanoviç: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në Ballkanin Perëndimor
29/06/2026 - 08:48

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, ka marrë pjesë në Forumin e 19-të të Dubrovnikut, ku ka theksuaer rëndësinë strategjike të integrimit të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK mban konferencë për media

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
29/06/2026 - 08:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar për një konferencë për media që do të mbahet sot. Konferenca do të mbahet në zyrat e OVL- UÇK-së...

Më shumëDetails

Kjo është e reja nga Kosova, që dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani

Kjo është e reja nga Kosova, që dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani
29/06/2026 - 08:27

Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani. Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë...

Më shumëDetails

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani
29/06/2026 - 08:00

Qyteti i Ferizajt të dielën mbrëma u trondit pasi një burrë u vra me armë zjarri. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”. Lajmin...

Më shumëDetails

Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

Vdes prishtinasi që u plagos nga polici gjatë një bastisjeje para disa ditësh
28/06/2026 - 23:49

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë