Kandidati i GUXO-VV për kryetar të Mitrovicës, që njëherësh është edhe ministër në detyrë i ministrisë së Bujqësisë, ka nisur aktivitetin e tij politik për zgjedhjet e tetorit, por që në këtë fazë po e “kamuflon” si punë ministrore.
Ai ka vizituar një bletarin Sabri Haziri në fshatin Kaçanoll, duke (ia) rikujtuar se ai është përfitues i grantit në vlerë prej 23,803.30€ për prodhimin e mjaltit nga Ministria e Bujqësisë, raporton Veriu.info.
Por “rastësisht” del se bletari Sabri Haziri është kandidat i partisë “Lista e Diasporës” për asamble komunale, një parti kjo konkurente e GUXO-s.
Kujtojmë se me 1 korrik 2025 Sabri Haziri ishte prezantuar si kandidat për asamble komunale nga Jeton Ujkani, kryetari i Listës Diaspora, e cila në mandatin 2021-2025 ishte e përfaqësuar me një asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Ndryshe, Sabri Haziri është ish epror i UÇK-së dhe TMK-së.
Duke qenë se gara në Mitrovicë pritet të jetë e ashpër për kryetar komune, Peci si duket ka nisur t’i lëvizë “levat” në drejtim të përafrimit figura kyqe të partive tjera./Veriu.info