Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkarkime farsë, drejtoresha e Ramës u punësua në ndërmarrjen publike TERMOKOS që udhëhiqet nga LDK-ja

04/08/2025 - 18:23
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shkarkime farsë, drejtoresha e Ramës u punësua në ndërmarrjen publike TERMOKOS që udhëhiqet nga LDK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dita e sotme në media nisi me gjoja shkarkimet e dy drejtorëve komunal nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Por kjo duket të jetë një farsë për publikun.

Nëse lexohen me kujdes vendimet e Ramës, por jo titujt e mediave, aty shihet se ai ka LIRUAR (jo shkarkuar) nga detyra drejtoreshën e Bujqësisë, Donjeta Gashi dhe drejtorin e Drejtorisë së Kadastrit Vigan Kastrati.

Veriu.info mëson se lirimi i tyre nga detyra është bërë me dakordim, si pjesë e planit për nisjen e fushatës parazgjedhore, ku në vend të tyre po shqyrtohet mundësia e emërimit të drejtorëve nga partitë e vogla me idenë e marrjes së mbështetjes të tyre në fushatë zgjedhore.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se tashmë ish Donjeta Gashi është punësuar në ndërmarrjen publike “TERMOKOS”, ku Komuna e Prishtinës zotëron 100% te aksioneve.

Pra, pas punësimit të saj në ndërmarrjen “TERMOKOS”, drejtoresha normalisht që është liruar nga detyra, sepse nuk mund t’i mbajë dy pozita pune në institucione publike.

Veriu.info mëson se për dallim nga disa ndërmarrje tjera, Përparim Rama (LDK) kontrollon Komisionin e Aksionarëve të “TERMOKOS”, i cili emëron Bordin e Drejtorëve të saj.

Raporti i Përparim Ramës me TERMOKOS-in?

Edhe pse Komisioni i Aksionarëve të “TERMOKOS” dominohet nga anëtarë të LDK-së, kryetari Rama kishte pasur mos-pajtime me drejtuesit e ndërmarrjes në fillim të këtij viti. Si pasojë e kësaj, LDK e Prishtinës kishte përjashtuar nga partia asamblistin Milazim Vitija, që është anëtarë i Komisionit të Aksionarëve dhe kryeshefin Fisnik Osmani.

https://indeksonline.net/ldk-largon-nga-partia-kryeshefin-e-termokosit-dhe-asambleistin-vitija-1/

Por duket se raportet mes tyre tashmë janë relaksuar dhe kjo ndërmarrje po shërben si “ent punësimi” për kuadrot politike të ekzekutivit komunal të Përparim Ramës. Kjo vërehet edhe nga postimet publike, ky prezent janë kryetari Rama e kryeshefi Fisnik Osmani.

Se lirimi nga detyra i drejtorëve Dragusha e Kastrati ishte i dakorduar, kjo vërehet pasi që të dytë në dy ditët e fundit kanë shpërndarë postime që e lartësojnë figurën e Perparim Ramës, përderisa nuk kanë bërë asnjë reagim pas lirimit nga detyra.

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë