Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet

05/05/2025 - 13:34
në Opinione
A A
Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Mal Berisha

Si shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës, por edhe thjesht si qytetar shqiptar, i ndjek me vëmendje zhvillimet në të dy vendet tona, nganjëherë me gëzim të madh, por më shpesh me shqetësim të thellë. Sot, megjithatë, dëshiroj të ndalem tek zhvillimet në Kosovë. Situata tragjike që ka përjetuar ky vend është e gdhendur thellë në kujtesën time që nga fëmijëria.

Ajo periudhë përkon me kohën kur brezi im po bëhej më i ndërgjegjshëm për atë që ishte Kosova, për çfarë ndodhte atje dhe përse ndodhnin ato ngjarje. Ajo që më kujtohet më qartë fillon me informacionet e pjesshme e të filtruar që jepte media e censuruar e kohës për demonstratat e vitit 1968. Më pas erdhi Kushtetuta e parë e Kosovës, në vitin 1974.

Më kujtohen edhe vizitat e disa vëllezërve e motrave nga Kosova, sidomos ansamblet artistike që lulëzuan me vrull gjatë asaj periudhe në Kosovë. Pastaj erdhën ngjarjet dramatike të vitit 1981: demonstratat studentore, dhuna shtetërore dhe një numër djemsh e vajzash nga Kosova që u detyruan të arratiseshin, duke gjetur strehë në Shqipëri. Pasoi zhveshja brutale e Kosovës nga autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë dhe lindja e alternativës së parë politike në një vend të kampit të Lindjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës

Më tej erdhën, rezistenca paqësore, referendumi për pavarësi, shpallja e Republikës së Kosovës nën vizionin rugovian, gjenocidi i tmerrshëm serb ndaj shqiptarëve, ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rezistencën e saj të armatosur.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s solli çlirimin e vendit, vendosjen e Administratës së Përkohshme të UNMIK-ut, zgjedhjet e lira dhe formimin e institucioneve vendore: Parlamentin, Presidentin, Qeverinë, sistemin e Drejtësisë, median dhe strukturat e tjera shtetërore. E gjithë kjo paradë ngjarjesh përbën një tablo të përpjekjeve të jashtëzakonshme – plot vuajtje, mjerim të skajshëm, heroizëm, tragjedi, eksode biblike, shfarosje sistematike, masakra dhe humbje të mijëra jetëve të pafajshme shqiptare. E bëra këtë përmbledhje retrospektive, për të ardhur tek ajo që po ndodh sot dhe që nuk duhej të ndodhte kurrë. Në përpjekjen e tetë absurde të Kuvendit të Kosovës, për të konstituar organet legjislative dhe ekzekutive, të zgjedhurit e popullit dështuan përsëri! Kur i sheh ata burra e gra se si sillen me mandatin që u ka dhënë populli, ndjen një dhimbje të thellë në zemër. Ndihesh i sëmurë.

Të vijnë ndër mend fabula të trishta ku pushteti personal, shkel mbi interesin kombëtar, mbi mbrojtjen dhe vetë ekzistencën e shtetit. Të trondit edhe më shumë fakti se shumë prej atyre që sot prodhojnë krizën politike dhe e thellojnë atë, nuk janë as autorë, as bartës të proceseve historike që i dhanë Kosovës lirinë. Ata ishin dhe mbetën viktima të një regjimi gjenocidal serb, për të cilët njeriu ndjen dhimbje. Por sot ata nuk mund dhe nuk duhet ta përdorin kartën e viktimizimit të së kaluarës, si kurorë lavdie për të shkatërruar atë që është arritur në Kosovë. Po sa shqiptarë të Kosovës kanë vuajtur në burgjet serbe? Dhe sot, në vend që kjo liri të nderohet me përulje dhe përgjegjësi, ajo dhunohet me cinizëm politik. Akoma më e dhimbshme është sjellja e atyre që dikur u pritën si heronj të lirisë, por sot janë të stigmatizuar si egoistë që, mbi çdo gjë, kanë vënë interesin personal. Të gjitha palët, pa përjashtim, po u japin të drejtë atyre që dikur përhapnin narrativën famëkeqe: “Shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisen”?! Kjo frazë nuk është krijuar nga ndonjë historian apo etnograf i ndershëm, por është produkt i një mendësie kolonialiste dhe imperialiste, e përhapur qëllimisht nga disa fuqi të huaja dhe shtete fqinje, me synimin për të delegjitimuar aspiratat kombëtare të shqiptarëve për pavarësi. Përfaqësues të tillë ishin diplomatë dhe studiues pansllavistë. Për shembull, Leon Trotsky e quante popullin shqiptar “popull pa histori”, ndërsa Lordi Fitzmaurice, shprehte dyshime për aftësinë e shqiptarëve për vetëqeverisje. Sot, ironikisht, janë vetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës që po përforcojnë këtë narrativë të padrejtë, përmes një bllokade egoiste politike, antishtetërore, të pakuptimtë dhe të rrezikshme.

Ata po e shndërrojnë Kuvendin e Kosovës në një spektakël të shëmtuar, që përsëritet çdo 48 orë. Drama qesharake e kësaj performance duhet të na kujtojë se shqiptarët e Kosovës nuk luftuan dhe nuk votuan për karriget e tyre, por për një qeverisje të ndershme, të drejtë dhe përfaqësuese. Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të drejtës kushtetuese të qytetarit është e pashembullt në histori. Ata nuk tregojnë respekt as për përpjekjet shqiptare e ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, e as për vetë qytetarët që i sollën në pushtet.

Thjesht po e përdorin pushtetin si një lodër të rrezikshme, brenda së cilës gjendet eksplozivi që, herët a vonë, mund t’i djegë ata vetë kur hasmi shekullor, me prapashtesën “iç”, t’ua marrë atë që brez pas brezi iu ishte dhënë me gjak, sakrificë dhe përkushtim. Ky skenar nuk është aspak i pamundur të realizohet, kur ata që ndihmuan me çdo mjet, deri edhe me aeroplanët F-16 për çlirimin e Kosovës, të lodhen me ne dhe të thonë: “Juve, natyra, me sa duket, nuk ua ka dhënë aftësinë të merreshit vesh me njëri-tjetrin dhe të drejtoni shtetin tuaj”! Çfarë kohe po jetojmë!?/Gazeta Panorama

JU REKOMANDOJMË

Asi i BE dhe status quo e Serbisë për dialogun me Kosovën
Opinione

Asi i BE dhe status quo e Serbisë për dialogun me Kosovën

19/05/2025 - 11:54
Shqipëria “moderne” po shfaqet arkaike
Opinione

Shqipëria “moderne” po shfaqet arkaike

16/05/2025 - 23:04
Momenti kur Merz e kupton që s’i mori votat e mjaftueshme për kancelar – pamje
Opinione

Pasiguri politike në Gjermani, Merz duhet të rikuperohet nga ky fillim i vështirë

08/05/2025 - 15:54
Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Opinione

Bllokada e sadomazohizmit partiak , si një “makiavelizëm” i ri politik në Kosovë

03/05/2025 - 19:39
Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor
Opinione

Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor

03/05/2025 - 15:47
Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit
Lajme

Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit

24/04/2025 - 18:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë