Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti?- Flet Nenad Çanak

02/09/2024 - 15:35
në Kryesore, Lajme
A A
Për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti?- Flet Nenad Çanak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Çanak dha detaje nga biseda me kryeministrin Kurti dhe disa rreziqe eventuale që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

“Zonja Biserko dhe unë kemi ardhë bazuar në bisedat që kishim me shumë njerëz, të cilët e kanë të njohur mirë situatën, meqë kjo gjë nuk punohet as me këtë emërtim e as në mënyrë publike. Sipas informacioneve tona bëhet fjalë për një formë të aksionit që do të ishte përgatitje për zhvendosjen e institucioneve të mbetura nga kjo hapësirë, veriu i Kosovës. Këtu mendoj në universitetin e te tjera, në Sanxhak. Me këtë synohet të përgatitet një zbrazje e qetë e veriut, por jo edhe më pak efektiv I pjesës së mbetur të serbëve”, tha ai.

Tutje Çanak u shpreh se bashkë me Biserkon ia kanë bërë me dije Kurtit se sa i rrezikshëm për rajonin mund të jetë një veprim i tillë.

“Unë bashkë me zonjën Biserko për këtë e kemi informuar z.Kurti, duke ia tërhequr vëmendjen se kjo do të ishte shumë e dëmshme dhe e gabueshme për tërë rajoni, edhe shoqërinë kosovare, meqë kjo do të nënkuptonte një formë të re të shpërnguljeve dhe migrimit, të cilat në Ballkan vazhdimisht kanë sjellur tensione, konfrontime dhe natyrisht konflikte, shpresoj jo të armatosura”, tha ai.

Çanak u shpreh se Qeveria e Serbisë ende nuk e ka demantuar një gjë të tillë.

“Dhe kjo është e tëra, as më pak e as më shumë se kjo. Por, bazuar në reagimet me nervozizëm që pash që kanë nxitur në Beograd, mendoj se pyetja esenciale që duhet parashtruar është se pse janë qeveritarët në Beograd aq të nervozuar kur kjo përmendet, rpse reagojnë aq me nervozizëm kur kjo përmendet dhe pse thejsht nuk na demantuan nëse kjo nuk është e saktë. Shumë do të doja që mos të kem të drejtë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike
13/08/2026 - 16:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, ka folur për incidentin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku sipas tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka tentuar të ushtrojë...

Më shumëDetails

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
13/08/2026 - 16:12

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido...

Më shumëDetails

Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve

Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve
13/08/2026 - 15:58

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të ekstradimit që janë zhvilluar drejt Kosovës, nga dy shtete të tjera. Policia njofton se më datën 12.08.2026, është ekstraduar...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA-ja po i zhvillon pa ‘bujë’ negociatat me Iranin

Trump thotë se SHBA-ja po i zhvillon pa ‘bujë’ negociatat me Iranin
13/08/2026 - 15:43

Pasi Irani i ashpërsoi kërkesat gjatë fundjavës si kusht për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, presidenti Donald Trump nuk kërcënoi me sulme të reja, por në vend të...

Më shumëDetails

Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”
13/08/2026 - 15:32

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Peja, Naim Lushi, ka pretenduar se Skender Llugiqi, personi që u arrestua pasi në Kuvendin e Kosovës kërkoi “pushkatimin” e deputetit...

Më shumëDetails

Tenderi për lule i shkoi kompanisë së bletarisë, Gjykata e Tenderëve anulon kontratën e Komunës së Gjakovës

Tenderi për lule i shkoi kompanisë së bletarisë, Gjykata e Tenderëve anulon kontratën e Komunës së Gjakovës
13/08/2026 - 15:14

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur ta anulojë aktivitetin e prokurimit të Komunës së Gjakovës për “Furnizim me lule dhe kurora”, me vlerë të parashikuar prej 30...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë