Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për nder të Ditës së Çlirimit të komunës së Skenderajt përurohet busti i heroit Idriz Rrecaj, vepër e realizuar bukur nga skulptori Sabri Behramaj e cila u vlersua lart nga intelektuali Fazli Hajrizi: Gishtërinjtë e tij, siç thoshte me të drejtë Mikelanxhelo, i drejton intelekti i tij

20/06/2023 - 19:18
në Ndryshe, ShowBiz
A A
Për nder të Ditës së Çlirimit të komunës së Skenderajt përurohet busti i heroit Idriz Rrecaj, vepër e realizuar bukur nga skulptori Sabri Behramaj e cila u vlersua lart nga intelektuali Fazli Hajrizi: Gishtërinjtë e tij, siç thoshte me të drejtë Mikelanxhelo, i drejton intelekti i tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, në mesin e shumë aktiviteteve, është përuruar edhe busti i heroit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj.

Kjo vepër artistike është punuar me finesë e zotësi të lartë artistike nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, që me punën e tij tashmë ka kaluar kufijtë kombëtar, shkruan Gazeta Online Veriu info.

Kjo vepër artistike, që skaliti në bronz heroin Idriz Rrecaj, është vlerësuar lartë nga intelektuali e profesori i njohur nga Mitrovica, Fazli Hajrizi.

Shkrimtari e intelektuali Hajrizi ka shkruar se kjo vepër e skulptorit Sabri Behramaj dëshmon se ai është përjetues aktiv i historisë sonë, i tërësisë së ngjarjeve, është artist më botëkuptim të përparuar, pasion të ndezur e intelekt që sipas tij pak arrijnë ta kenë.

“Për realizimin e skulpturës kushtuar veprimtarit Idriz Rreci e ka ndihmuar talenti iu tij artistik, kultura e gjerë, serioziteti në punë, pasioni këmbëngulës për të ditur sa më shumë jo vetëm nga bota e artit, por edhe nga e shkencës. Gishtërinjtë e tij, siç thoshte me të drejtë Mikelanxhelo, e drejton intelekti i tij. Duke shikuar e studiuar këtë vepër, ashtu si shumë të tjera që i ka krijuar deri me tash, sidomos kryevepra kushtuar Hasan Prishtinës, arrijmë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një artist shumë serioz, që ka evoluim të vazhdueshëm, që ka fuqinë komunikuese, mjeshtrinë përherë në përsosje, origjinalitet dhe frymë të dukshme kombëtare.” – shkruan intelektuali Hajrizi për veprën e skulptorit Behramaj.

Sipas intelektualit Hajrizi mesazhi i artistit Behramaj është: “Ji edhe ti shqiptar, njeri i lirë, plot krenari njerëzore dhe kombëtare që lufton për drejtësi, demokraci, prosperitet, bukuri e fisnikëri, se e ke traditën, mençurinë, talentin, virtytin…“

Në ngjarjen e përurimit të këtij busti kanë marrë pjesë personalitete të shumta politike, artistike e kombëtare.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka shkruar për këtë moment në urimin e tij për Ditën e Çlirimit të Skenderajt.

JU REKOMANDOJMË

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj
11/11/2026 - 21:24

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe...

Më shumëDetails

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
11/11/2026 - 15:45

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të...

Më shumëDetails

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?
11/11/2026 - 14:44

Reperi i njohur, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është parë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Ai është pjesë e një procesi gjyqësor që lidhet me...

Më shumëDetails

Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen
11/11/2026 - 14:41

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rikthyer në vëmendje një nga diskutimet që kishte marrë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të...

Më shumëDetails

Reagimi i Fuegos kur mëson se Beharja ka lënë shtëpinë

Reagimi i Fuegos kur mëson se Beharja ka lënë shtëpinë
11/11/2026 - 14:37

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa një prej atyre që u duk...

Më shumëDetails

Shkurta përballet me Labin pas 1 viti: “M’ke thanë e shëmtume, pa ly koke katastrof” / “Për qata ta kom bo BLLOK”

Shkurta përballet me Labin pas 1 viti: “M’ke thanë e shëmtume, pa ly koke katastrof” / “Për qata ta kom bo BLLOK”
10/11/2026 - 21:59

Pas një viti, Shkurte Haxhiu dhe Labinot Rexha janë takuar sërish, kësaj radhe në “Big Debat” tek Artistët Shqiptarë. Gjatë bisedës, ata kanë rikthyer debatet që kishin pasur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë