Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për nder të Pavarësisë, në Vushtrri organizohet turneu në futsal “Afrim Bunjaku”

16/02/2024 - 12:05
në Lajme, Sport
A A
Për nder të Pavarësisë, në Vushtrri organizohet turneu në futsal “Afrim Bunjaku”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, në qytetin e Vushtrrisë u mbajt turneu në futsal “Afrim Bunjaku”.

Në një fjalë përshëndetëse para nisjes së turneut, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Melihate Basholli, falënderoi të gjithë ata që kanë punuar dhe janë angazhuar për realizimin e këtij turneu.

“Manifestimet dhe festat  e 17 shkurtit i filluam pranë varrit të heroit të kombit Afrim Bunjaku për të vazhduar pastaj ne turneun memorial. Në memorien tonë do të jenë të skalitur përherë dëshmorët e Kosovës e të Kombit të cilët ranë brez pas brezi për të gëzuar në sot lirinë. Patëm fatin që si komb të kemi heronjë edhe pas fitores së lirisë. Ranë për sigurinë tonë që ne të jemi sot të sigurt, Enver Zymberi e Afrim Bunjaku. Ne sot ndihemi krenarë jemi të lumtur  që jetojmë të lirë mirëpo para se gjithash obligohemi të punojmë fort për ta ndërtuar këtë shtet”, tha ajo.

Kurse vëllai i rreshterit policor Afrim Bunjaku, Artoni, tha se heroi Afrim Bunjaku dha jetën në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

“Afrim Bunjaku, familjari ynë u flijua në shërbim të lirisë, atdheut. Ai ra për t’u përjetësuar në rrugën tonë drejt ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe në një të ardhme të sigurt. Afrimi është një nga heronjtë e Kosovës që dhanë jetën në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Shembulli i tyre duhet të na shërbejë në rrugën drejt së ardhmes dhe përparimit. Manifestimet e tilla gjithmonë na bashkojnë rreth krenarisë dhe kujtimeve të pavdekshme me qëllim që t’i shërbejnë atdheut”, tha ai.

Fidan Bejta, kryetari i Këshillit Organizativ i turneut memorial për Afrim Bunjakun, në një prononcim për Ekonomia Online tregoi se si ka nisur ideja për realizimin e këtij turneu.

“Me disa shokë e kemi parë si ide që një turne simbolik me e bë për nder të veprës dhe jetës së Afrim Bunjakut, i cili ka qenë qytetar i komunës së Vushtrrisë. Për këtë arsye kemi vendosë me e mbajt në qytetin e Vushtrrisë, ku kemi pasë dëshirë me i mbledhë të gjitha ekipet e trojeve shqiptare kudo që janë për me e bë një organizim shumë  të madh për këtë hero”, tha ai.

Bejta shtoi se organizimi ka shkuar mirë dhe se kanë pasur mbështetje nga MKRS-ja, Komuna e organizatat sportive.

“Duke pasur parasysh se kemi hasur mbështetje të Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Vushtrrisë, FFK-ja Komiteti Olimpik, ky organizim është shumë pak çka Afrimi ka bërë për neve, për vendin tonë. Po ndihem mirë që kemi mundur sadopak me e bë një gjë shumë të vogël për hir të jetës dhe veprës së tij”, deklaroi Bejta./EO

JU REKOMANDOJMË

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend

05/07/2025 - 22:56
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

05/07/2025 - 22:43
Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural
Lajme

Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural

05/07/2025 - 22:37
Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”
Lajme

Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”

05/07/2025 - 22:28
“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend
Lajme

“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

05/07/2025 - 22:26
Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael
Lajme

Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

05/07/2025 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë