Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përçahet Lista për Familjen? Pacolli pritet të garojë me PDK-në, Rrahmani e Korenica nuk i bashkohen

23/11/2024 - 11:31
në Lajme
A A
Përçahet Lista për Familjen? Pacolli pritet të garojë me PDK-në, Rrahmani e Korenica nuk i bashkohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, tashmë është përçarë. Behgjet Pacolli, Eman Rrahmani, Visar Korenica e Ferid Agani duket se do t’i ndajnë rrugët politike, duke garuar në lista të ndryshme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Çka po ndodh me Listën për Familjen?

Familja politike, e cila për sllogan e doktrinë kishte mbrojtjen e familjes, duket se nuk është familjarizuar sa duhet mes vete. Gazeta Nacionale ka arritur të kuptojë se në mes aktorëve më të rëndësishëm të Listës për Familje nuk ka më ndonjë komunikim. Sipas këtyre burimeve, Pacolli, kryetar i AKR-së, është afër të bëjë një lëvizje të re politike. Nga Lista për Familje, Pacolli duket se do të kalojë në Partinë Demokratike të Kosovës.
Më saktë, siç kuptoi Nacionale, Pacolli ka arritur marrëveshjen për garimin në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Madje, këto burime theksojnë se Pacolli do ta zyrtarizojë së shpejti një lëvizje të tillë, duke u përfshirë në listën e PDK-së në garën për deputet.

Në fakt, gjatë një prononcimi për RTV Dukagjini, Pacolli kishte treguar se ekzistojnë probleme në Listën për Familjen. Tutje, Pacolli ishte deklaruar i habitur me sjelljen e anëtarëve të tjerë të koalicionit parazgjedhor.

“Ende jo, por të jem i sinqertë, kemi disa probleme. Unë nga ana ime, në fillim kam organizuar dy takime, me iniciativën time, me anëtarët e koalicionit, dhe pas atyre takimeve nuk kam marrë asnjë feedback, asnjë telefonatë apo konsultë lidhur me listat për deputetë dhe veprimet e tjera të lidhura me obligimet që dalin nga KQZ e që duhet të ndërmerren. Kjo më ka habitur shumë dhe, për të thënë sinqerisht, kam humbur mjaft entuziazmin” – kishte thënë Pacolli ditë më parë në “Debat Plus”.

Megjithatë, Nacionale ka kuptuar se Rrahmani dhe Korenica nuk do t’i bashkohen kësaj lëvizje të Pacollit. Nacionale ka kontaktuar me Eman Rrahmanin, ish-deputet i VV-së, por ai nuk ka dashur të komentojë mundësinë e kalimit të Pacollit në PDK.

Si nisi Lista për Familjen?

Muaj më parë në Komisionin Qendror Zgjedhor u regjistrua një koalicion i quajtur “Lista për Familjen”, ku pjesë janë Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë dhe grupe të tjera me Rrahmanin si bartës të dekluar të listës zgjedhore.

Nacionale kishte raportuar në gusht për nisjen e re politike të dy deputetëve të VV-së, Rrahmanit e Korenicës, e cila u zyrtarizua më 1 tetor në mënyrë publike. Ditën kur u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, Rrahmani tregoi arsyet që dërguan nga çarja me partinë e kryeministrit Albin Kurti.

“Kemi vlerësuar se duhet një angazhim më ndryshe për qytetarët…Sot jemi me një koalicion mbipartiak…Është përgjegjësi që t’i prijë kauzës për familjen…Kauza për famuilje është kauzë mbipartiake, pjesë e këtij projekti do të jenë edhe të tjerë të dëshmuar” – kishte thënë Rrahmani gjatë një konference për media.

E gjithë kjo iniciativë politike lindi për shkak të pakënaqësive të Rrahmanit dhe Korenicës me disa nisma ligjore të Qeverisë Kurti, përfshirë Projekt kodin civil, me të cilin zyrtarizohen bashkësitë civile të seksit të njëjtë. Megjithtë, ky projekt kod civil nuk është votuar gjatë kësaj legjislature, përkundër insistimit të kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë