Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahrije Hotin: Marshi “Drejtësi, jo politikë” është zë i ndërgjegjes dhe thirrje për drejtësi të vërtetë

27/01/2026 - 17:44
në Lajme
A A
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahrije Hotin: Marshi “Drejtësi, jo politikë” është zë i ndërgjegjes dhe thirrje për drejtësi të vërtetë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, themeluesit Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë zhvilluar një takim me Fahrije Hoti, pronaren e Kooperativës bujqësore “Krusha”.

Gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Fahrije Hotit, e cila përfaqëson një nga shembujt më të fuqishëm të kthimit të dhembjes në forcë. Bashkë me gratë e Krushës, burrat e të cilave u vranë gjatë luftës në Kosovë, ato kanë ndërtuar një histori frymëzuese qëndrese, pune dhe dinjiteti, duke e shndërruar dhimbjen personale dhe kolektive në zhvillim ekonomik dhe shpresë për komunitetin.

Eliza Hoxha theksoi se figura e Fahrije Hotit është dëshmi se drejtësia për çlirimtarët është e pandashme nga dinjiteti njerëzor.

“Historia e Fahrije Hotit është histori e Kosovës që nuk u dorëzua. Është zë i fuqishëm që na kujton pse drejtësia nuk mund të jetë selektive”, tha Hoxha.

Ndërsa Ismail Tasholli u shpreh se “Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’, më 17 shkurt, nuk është protestë kundër drejtësisë, por thirrje për drejtësi të vërtetë.

“Është reagim qytetar kundër padrejtësisë dhe politizimit të saj, në mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të së vërtetës për Kosovën”, tha Tasholli.

Ndërkohë, Fahrije Hoti tha se marshi për drejtësi më 17 shkurt zë i ndërgjegjës për secilin qytetar.

“Çlirimtarët që luftuan për lirinë e popullit të tyre nuk mund të jenë fajtorë. Fajtorë janë ata që lanë dhimbje, varre masive dhe plagë të hapura në Kosovë. Prandaj, më 17 shkurt, marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është zë i ndërgjegjes sonë dhe thirrje për drejtësi të vërtetë.”

Platforma Liria ka Emër vlerëson lart kontributin e Fahrije Hotit dhe Kooperativës “Krusha” si shembull i gjallë i rezistencës civile, fuqizimit të grave dhe ruajtjes së kujtesës kolektive për krimet e luftës.

Takime të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të platformës për të ndërtuar ura mes drejtësisë, kujtesës dhe mobilizimit qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe dinjitetit njerëzor.

JU REKOMANDOJMË

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron
Lajme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

27/01/2026 - 18:42
Sinjal se regjimi i Ajatollahëve po rrëzohet? Turqia po ndërton mur me Iranin nga frika për një fluks refugjatësh
Lajme

Sinjal se regjimi i Ajatollahëve po rrëzohet? Turqia po ndërton mur me Iranin nga frika për një fluks refugjatësh

27/01/2026 - 18:39
KQZ me njoftim të ri, ja sa vendvotime janë rinumëruar deri tani
Kryesore

KQZ me njoftim të ri, ja sa vendvotime janë rinumëruar deri tani

27/01/2026 - 18:34
Gjyqtarët shqiptarë do ta drejtojnë ndeshjen e Europa League
Lajme

Gjyqtarët shqiptarë do ta drejtojnë ndeshjen e Europa League

27/01/2026 - 18:17
Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë
Lajme

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

27/01/2026 - 18:01
Kush është Xhemajl Buzuku, zyrtari i prokurimit në MASHT ndaj të cilit u ngrit aktakuzë – e kaluara e tij me ligjin
Lajme

Kush është Xhemajl Buzuku, zyrtari i prokurimit në MASHT ndaj të cilit u ngrit aktakuzë – e kaluara e tij me ligjin

27/01/2026 - 17:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë