Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes, ku tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi.
Ai tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.
“Ofrimin tek Kuvendi dorëheqjen e pastaj Kuvendi vendos a e pranon apo jo dorëheqjen. Secili njeri brenda LDK’së ka të drejtën të shtrojë kandidaturën. LDK është unike dhe e bashkuar….Takim joformal i kryetarit me bashkëpunëtorët e tij….Kryesia javën e ardhshme, e pastaj Kuvendi…Nëse Kuvendi s’ta pranon dorëheqjen, të obligon me qëndru në karrigen e Kryetarit”, ka deklaruar Abdixhiku./Reporteri.net










