Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundon seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, çka tha ai në gjykatë?

20/04/2023 - 16:22
në Lajme, Pa kategori
A A
Përfundon seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, çka tha ai në gjykatë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Lajmin për përfundimin e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi.

“Seanca ka përfundu, nuk ka vendim ende.
Të paktën nuk jemi të informuar që ka vendim, kaq mundem me u deklaru njëherë”.I pyetur se cilët ishin fjalët e klientit të tij në gjykatë, avokati tha se ai ka kërkuar të mos i shqiptohet masa e paraburgimit.

“Dihen fjalët e tij, ka kërku mos me ju shqiptu masa e caktimit të paraburgimit”, tha avokati duke refuzuar të flasë më shumë rreth kësaj çështje.

Një vendim pritet ta marrë sot gjykata, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.Krasniqi me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndaj tij PSRK ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, “me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar prokuroria.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, ka njoftuar prokuroria.

JU REKOMANDOJMË

Takimi Kurti-Macron, ZKM njofton se është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Takimi Kurti-Macron, ZKM njofton se është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura
27/03/2026 - 18:56

Qeveria ka dhënë detaje për takimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris. Aty bëhet e ditur se gjatë...

Më shumëDetails

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës
27/03/2026 - 18:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin...

Më shumëDetails

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit
27/03/2026 - 18:32

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar zhvillimet politike në vend, ku theks i veçantë ka qenë mbi ‘’rrjedhjen institucionale’’...

Më shumëDetails

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm
27/03/2026 - 18:20

Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridas, kanë kryer sot patrullime të rregullta përgjatë kufirit të Kosovës. KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi i sotëm, duke thënë e...

Më shumëDetails

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
27/03/2026 - 17:36

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën të hënën më 30 mars nga ora 11:00. Në rend të ditës, mes tjerash, është edhe propozimi i rendit të...

Më shumëDetails

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)
27/03/2026 - 17:28

Gjykata Themelore e Mitrovicës sot ka bërë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes për vrasjen e rëndë ku i pandehur është Bleron Dibrani, raporton Gazeta Online Veriu.info. Sipas aktakuzës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë