Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

19/05/2024 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek ai, pas dy vitesh kur e kishin takuar për herë të parë që nga dorëheqja dhe dërgimi i tij në Hagë.

Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i ish-presidentit Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij.

“Jemi të lumtun që na u dha rasti me ardh, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardh me na pa në Brojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pamvarun. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin n’Kosovë e jo këtu”, ka thënë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Ndryshe, vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, Haxhi Thaçi dhe Hyra Thaçi që po i afrohen moshës 90-vjeçare, sot sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për t’u takuar dhe çmallur me djalin e tyre.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me kufizime të shumta, Thaçi ishte lejuar në vitin e kaluar që t’i vizitonte dy prindërit e tij për disa orë në Kosovë, pas përkeqësimit të gjendjes së nënës së tij, e cila siç u pa edhe nga pamjet e sotme, me vështirësi të shumta edhe arrin të ec me këmbët e saj.

Pasnesër, më 21 maj, është një prej seancave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në rastin ‘Thaçi dhe tjerët’, ku pritet të rishqyrtohet edhe kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 

JU REKOMANDOJMË

30-vjeçarja gëlltiti “protezën”, ia hoqi Pulmologjia

30-vjeçarja gëlltiti “protezën”, ia hoqi Pulmologjia
28/08/2026 - 21:48

Një 30-vjeçare ka përfunduar në urgjencë pasi aksidentalisht gëlltiti një material stomatologjik gjatë fundjavës së kaluar. Trupi i huaj, me gjatësi rreth 3.1 centimetra, kishte përfunduar në kanalet...

Më shumëDetails

Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh
28/08/2026 - 21:37

Vladan Kostiq, një qytetar serb i Kosovës, ka publikuar një postim në llogarinë e tij personale në Facebook në lidhje me vdekjen e Ratko Mladiqit, ish-shefi ushtarak i...

Më shumëDetails

Hoxhaj mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Hoxhaj mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm
28/08/2026 - 21:24

Deputeti i PDK-së, miku dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamemtarit Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në...

Më shumëDetails

“Në kundërshtim me lejet, mungesë e inspektimeve”, auditimi evidentoi mangësi në menaxhimin e ndërtimeve të larta në Ferizaj

“Në kundërshtim me lejet, mungesë e inspektimeve”, auditimi evidentoi mangësi në menaxhimin e ndërtimeve të larta në Ferizaj
28/08/2026 - 21:13

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizajt” për periudhën 2023-2025....

Më shumëDetails

Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike

Amerikanët në Kuvend, analistët komentojnë rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike
28/08/2026 - 20:33

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e...

Më shumëDetails

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri
28/08/2026 - 20:04

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht për shkak të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol. Defekti ka ndikuar në monitorimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

    Këto janë çmimet e derivateve për sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë