Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përleshja fizike në Emergjencë, SHSKUK i quan të pamatura e të pabazuara deklaratat e mjekut se u rrezikua edhe stafi e pacientët

04/05/2025 - 15:50
në Kryesore, Lajme
A A
Zjarr në një ndërtesë kolektive në Ferizaj, lëndohen 9 qytetarë dhe një zjarrfikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës mohoi se të shtunën janë rrezikuar pacientët dhe stafi mjekësor nga një përleshje mes disa personave në Klinikën Emergjente në QKUK.

SHSKUK tha në një deklaratë se për sigurinë në Klinikën Emergjente përkujdesen policë e punëtorë të sigurimit.

“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me disa deklarata të bëra së fundmi, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin në institucionin tonë. Theksojmë qartë se mjekët, stafi mjekësor dhe ai mbështetës nuk janë të rrezikuar në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në QKUK. Në Klinikën Emergjente janë të kontraktuar 24 orë policë dhe punëtorë sigurimi, të cilët kujdesen për sigurinë e stafit dhe pacientëve”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora, tha më herët se pacientët dhe stafi mjekësor ishin të rrezikuar pasi që miq të viktimave – njëri i therur në shpinë e tjetri i lënduar në kokë nga mjete të forta – u përleshën fizikisht në QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik thotë se për rastin në fjalë, Policia ka ndërhyrë menjëherë.

“Është e vërtetë që stafi ynë trajton raste të ndryshme, përfshirë edhe ato të ndjeshme apo me të dyshuar për vepra kriminale, por asnjëherë nuk ka pasur rrezikim të drejtpërdrejtë të stafit mjekësor. Në rastet kur ka pasur situata që kërkonin ndërhyrje, sigurimi dhe policia kanë reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm – siç e pranon edhe vetë mjeku në deklaratën për të cilën po reagojmë”, thotë SHSKUK.

“Prandaj, konsiderojmë se deklarata të tilla janë të pamatura dhe të pabazuara, dhe nuk ndihmojnë në ndërtimin e një klime të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në sistemin shëndetësor. QKUK mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime të sigurta dhe cilësore për qytetarët, duke garantuar një ambient të mbrojtur për të gjithë punonjësit e saj”, thuhet në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Reagon për herë të parë Memli Krasniqi: PDK e para, yllin tonë Arian Tahirin e mposhti aparati shtetëror
Kryesore

Reagon për herë të parë Memli Krasniqi: PDK e para, yllin tonë Arian Tahirin e mposhti aparati shtetëror

10/11/2025 - 13:32
Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij
Lajme

Abdixhiku: Fituam 7 komuna përfshirë atë më të pakrahasueshmen Prishtinën – rezultat i lakmuar

10/11/2025 - 13:17
Ferit Idrizi e vazhdon mandatin në Vushtrri, pritet me tortë dhe lule në komunë
Lajme

Ferit Idrizi e vazhdon mandatin në Vushtrri, pritet me tortë dhe lule në komunë

10/11/2025 - 13:15
Bedri Hamza ia uron fitoren Pecit, falënderon mitrovicasit për Arian Tahirin
Kryesore

Bedri Hamza ia uron fitoren Pecit, falënderon mitrovicasit për Arian Tahirin

10/11/2025 - 12:39
Faton Peci falënderon qytetarët e Mitrovicës dhe Albin Kurtin për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë procesit politik, premton qeverisje të ndershme e gjithëpërfshirëse
Lajme

Faton Peci falënderon qytetarët e Mitrovicës dhe Albin Kurtin për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë procesit politik, premton qeverisje të ndershme e gjithëpërfshirëse

10/11/2025 - 12:32
RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
Lajme

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

10/11/2025 - 12:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “E pash që po eskalon situata”, pronari tregon pse e mbylli lokalin ku kishte planifikuar të shkonte Kurti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arian Tahiri: Faleminderit Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë