Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë primatin edhe në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting, LDK-ja do ta ketë primatin në Asamblenë Komunale me 31,7%.
Në pozitën e dytë ndodhet Lëvizja Vetëvendosje me një rezultat shumë të përafërt me Partinë Demokratike të Kosovës.
LVV ka 24,5% në Asamblenë Komunale, kurse PDK 24,1%.
Partia e katërt me numrin më të madh të asamblistëve është AAK-ja me 6,5%, kurse Lidhja e Prishtinës ka marrë 6,1%.
Ulëse në Asamblenë Komunale kanë siguruar edhe GUXO me 2,1%, po aq sa edhe PSD-ja.