Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka thënë se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po manipulon me reagimin që bëri ku kritikoi Qeverinë në detyrë lidhur me aksidentin me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Basha ka thënë se autostrada ka qenë e pastruar nga dheu në momentin e aksidentit.
“Na vjen keq që, përveç dhimbjes që ka shkaktuar ky aksident, Kryetari Rama dhe disa të tjerë po përpiqen të nxjerrin përfitime politike nga kjo tragjedi”, ka shkruar Basha.
Rama i është kundërpërgjigjur Bashës. Ai e ka etiketuar në postimin e tij në Facebook, ku i ka thënë se janë “të paaftë dhe manipulues”, shkruan Reporteri.net.
“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.
Rama më herët e ka quajtur qeverinë Kurti “Qeveri e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin”./Reporteri.net













