Një incident është regjistruar këtë të diel në plazhin e Golemit, ku dy motorë uji janë përplasur me njëri-tjetrin. Aksidenti ka ndodhur rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë në det.
Sipas policisë, një nga mjetet drejtohej nga 25-vjeçari S.D., banues në Çorovodë, ndërsa tjetri nga 31-vjeçari P.B., shtetas nga Kosova.
Si pasojë e përplasjes është plagosur 31-vjeçari kosovar, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 25-vjeçari është shoqëruar nga policia për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me rrethanat e aksidentit.