Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasja Presidencë – Qeveri në Prill për heqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane, Kurti “donte diskutim larg mediave”

01/08/2025 - 16:08
në Lajme
A A
Përplasja Presidencë – Qeveri në Prill për heqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane, Kurti “donte diskutim larg mediave”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 1 gusht, ka marrë vendim që të heq tarifën prej 10 % ndaj produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga sot e tutje, produktet amerikane do të futen me zero tarifë në Kosovë. Megjithatë para katër muajsh, lidhur me çështjen e tarifës 10 % që Kosova kishte ndaj SHBA-së, ishte zhvilluar një përplasje e madhe Presidencë-Qeveri.

Ekzistenca e një tarife tregtare prej 10 % ndaj produkteve të SHBA-së, kishte nxitur përplasje muaj më parë në mes të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. E gjithë kjo kishte ardhur pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar publikisht që një tarifë e tillë të hiqej.

“Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata”, kishte njoftuar Osmani.

Për këtë kërkesë publike të Osmanit ndaj Qeverisë Kurti, kishte reaguar ashpër ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilit i kishte penguar fakti që për një gjë të tillë Osmani i është drejtuar Qeverisë publikisht.

Sipas Muratit, shtetet serioze këto tematika i trajtojnë larg syrit të mediave.

“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, kishte shkruar Murati si reagim ndaj presidentes Osmani.

Në këtë përplasje me Muratin ishte përfshirë edhe këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina. Sipas tij, Murati është njeriu i fundit që mund të flasë për seriozitet.

Kupina kishte thënë se deklarata e ministrit Murati është e turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës.

“Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike por veprime strategjike në raport me aleatin strategjik e ekzistencial”- kishte shkruar Kupina në Facebook.

Sot ndërkaq u dha lajmi se SHBA ka vendosur tarifa ndaj disa vendeve të botës, përfshirë Serbinë, por jo edhe ndaj Kosovës e Shqipërisë.

Të njëjtën ditë, Qeveria në detyrë njoftoi se “vendimi shumë i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga ShBA-të do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe rritjen e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, dhe njëkohësisht e tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

Ai pati edhe një falënderim për SHBA’të që dy ditë më parë Presidentes së Kosovës ia dhanë një lajm të mirë për Kosovën.

“Me këtë rast duam edhe një herë të shprehim falënderimin tonë për vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e Presidentit Trump, program e investim ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për republikën tonë, veçanërisht për sektorin e energjisë”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30
Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Rahovec
Lajme

Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan

03/08/2025 - 09:05
Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare!
Kryesore

Hyrjet dhe daljet e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

03/08/2025 - 08:53
Kapet një peshkaqen rreth 3 metra në Shëngjin
Lajme

Kapet një peshkaqen rreth 3 metra në Shëngjin

03/08/2025 - 08:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë