Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë euro nga kasaforta.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se aktualisht nuk ka persona të dyshuar dhe se hetimet janë duke vazhduar për rastin
“Me datë 09 maj 2026, në orën 07:25, një qytetar nga fshati Blaq ka raportuar në polici se në depon e tij të materialit ndërtimor në fshatin Buqe – Dragash, është kryer një vjedhje e rëndë. Sipas ankuesit, persona të panjohur janë futur me dhunë përmes derës së ballkonit në katin përdhese dhe kanë hapur me forcë kasafortën, nga e cila janë vjedhur rreth 15,000 euro. Kasaforta e demoluar dhe e zbrazur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore, njësitet e forenzikës dhe hetuesisë. Roja e objektit ka deklaruar se gjatë natës nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë”.










