Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Personi që ia dha ndihmën e parë përshkruan momentin e vr’asjes së policit Muhamed Lika

01/05/2025 - 19:16
në Kryesore, Lajme
A A
Personi që ia dha ndihmën e parë përshkruan momentin e vr’asjes së policit Muhamed Lika
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muhamed Lika nuk ishte i vetmi oficer policie në ndërtesën ku banonte. Disa kate më poshtë ndërtesës së tij banon edhe familja e Sabedin Laqit. Ky, me të dëgjuar krismat e plumbave reagoi.

“Kam dëgjuar tri krisma, pas 3-5 sekondave krisma tjetër. Edhe është dëgju një piskamë, mos ta përmendi. Nja 5 herë është dëgju”, ka thënë Sabedin Laqi.

Laqi theksoi se dyshimet e para i kishte për krisma petardash, meqë të rinjtë shpesh bëjnë veprime të tilla. Më pas doli dhe pa kolegun e shtrirë në shkallë.

“Kam qenë në pizhame të fjetjes. Gruaja ka bërtite ‘oo u bë diçka’. Gruaja te dera kish mbërri. Unë kam dalë, mund të them 30 sekonda, nuk kam veshë as këpuca, në pizhame, i ka 18 shkallë prej meje banesa deri këtu, edhe jam ra në këtë pjesën këtu, po pak si terrushëm ka qenë, e kam pa policin e shtrirë”, vazhdon më tej ai rrëfimin për ngjarjen.

“Prej këtuhit, Muhamedi e ka pas kryt qitu. Rreshteri, edhe trupin. Në momentin kur kam ra këtu, e kam pa revolen në qoshe të tij, por ka qenë në këtë pozitë të rënë në shkallë, i vetëm. Kurrkush nuk ka qenë këtu. Edhe dhëmbët e shtrënguar. Unë kam menduar zemra, e ka kap revolen ka gjujtë për me kërku ndihmë, mendimi jem….”.

“Kur kam deshtë me ia çel gojën nuk iu çelke. Kam kërku ndihmë, thirrne 192, thirrne 192… Ka ardhë gruaja jeme dhe reja jeme. Mja 3 minuta jemi baravatë me të, se nuk e dijsha a e ka rrokë plumbi a nuk e ka rrokë, a ka pas diçka tjetër”.

I pyetur nga gazetarja se a ka pas gjakderdhje, ai ka thënë se “Nuk ka pas gjakderdhje.(përpara). Gjakderdhja kish pas qitë mbrapa. Në këtë pozitë, dmth. Reja ia ka majt krytë, unë ja kam qelë gojën, me pa gjuha mos ju ka dredhu. Ja kam çelë gojën, ja kam kqyr gjuhën, nuk e ka pas të dredhume”

“Ia kam hjekë kravatën, ia kam çelë këmishën, pullat. Atëherë e kam pa një vrimë. E pashë që plumb është (në gjoks). Atëherë e kam pyet ‘Muhamed, kush?’ Ka deshtë me folë, i plasi gjaku prej gojës. Iu kishin pas mbushë mushkëritë me gjak, i plasi gjaku. Në momentin kur unë kam ardhë këtu, Muhamedi ka pas vetëdije, se e pashë si një qehre i erdh si ma mirë kur më ka pa mu. Po tham, e ka ditë që s’ka rrezik më, kur kam mbrri unë, sytë i ka pas çelë edhe i majke kah unë, në drejtim temin. Tani kanë ardhë në ndihmë edhe kojshia”.

“Ka ardhë edhe një motër medicinale më nalt, emrin s’ia di, a kam harru, më ka ndihmu e kam zbritë poshtë. Në atë pjesën e pushimores. Ka tentu edhe ajo me i dhënë ndihmë, por në atë të veten s’ka pas mundësi. Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk jan vonuar, kanë ardhë menjëherë,…tani ka ardhë edhe ndihma e parë, mos të them që është vonuar edhe ajo, se mu mu dok’ke çdo sen vonesë, a po kupton. Ja vendosën atë në gisht, unë e kam pas gishtin në qafë të tij në momentin kur ka bo ‘qpff’ prej gojës damari ju ka nalë, e kam pas krytë e tij në kamën time. E pashë që vdiq. Nuk po them që jam mjek e që e konstatova, tani e kemi hypë në atë të mjekut, mandej ka ardhë forenzika”, përfundon rrëfimin për krejt çka pa dhe reagoi kolegu i Likës, Sabedin Laqi, për emisionin MAT në Klan Kosova.

Ai tha që të njëjta t’i ketë deklaruar edhe në Policinë e Kosovës, katër ditë pas vrasjes së Likës.

Kur përshkruan natën kritike, Sabedini nuk kujton të ketë parë ose dëgjuar ndokë tek ikte.

“Këtë deklaratë që jam tu e dhanë këtu e kamë thënë edhe te hetuesit, por nëse i pytni, kur jam ra unë te poshtë, unë kam vikatë ‘ooo çka u bë’, do të thotë nuk kam mujtë unë me pa dikë. Se ata veç e kanë ditë që unë jam tu ra, dikush është tu ra teposhtë, jo unë, po dikush, s’kam ni zhurmë diçka, se nashta edhe vet kam bë, por skam dëgju”, tregoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam
01/04/2026 - 11:06

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës. Gjatë dekorimit nga presidentja...

Më shumëDetails

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon
01/04/2026 - 11:03

BE-ja ka paralajmëruar se çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen së shpejti, edhe nëse lufta me Iranin përfundon, duke përmendur presionin mbi furnizimet me karburant...

Më shumëDetails

LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten, kjo është arsyeja

Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
01/04/2026 - 10:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten. Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin...

Më shumëDetails

Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë
01/04/2026 - 10:43

Mbrojtja e Bashkim Smakajt dhe ajo e Hajredin Kuçit kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova në rastin në të cilin Smakaj e Kuçi së bashku me...

Më shumëDetails

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë
01/04/2026 - 10:41

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it,...

Më shumëDetails

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe
01/04/2026 - 10:35

Në ditën e parë të luftës, Irani gjuajti qindra raketa balistike dhe breshëri masive, që kishin për synim që përmes numrit të madh të tyre të mbingarkonin mbrojtjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

    LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë