Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështje politike.
Ai mori pjesë sot në përurimin e Akseleratorit të ri dhe Bunkerit në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u përgjigj vetëm për këtë ngjarje, duke shmangur çdo pyetje tjetër.
Pasi është pyetur se pse e ka lënë në ditën e parë të fushatës një përurim të tillë, Kurti ka shmangur pyetjen e gazetares dhe është larguar.













