Të premten në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dy kolumbiane kanë raportuar se pesë persona ua kanë zënë rrugën dhe ua kanë grabitur telefonin dhe 700 euro nën kërcënimin me thikë.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet dhe se nuk ka të lënduar.
“Dy ankuese femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se pesë persona të dyshuar nën kërcënimin e mjetit të mprehtë iu kanë grabitur një telefon dhe 700 euro para të gatshme”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovë.
“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.













