Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë vjet presidente, Vjosa Osmani e fali veç një të dënuar

06/01/2026 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për pesë vjet si e para e shtetit, Vjosa Osmanit ia pa ‘hairin’ veç një e dënuar. Një e dënuar për Rrezikim të Trafikut Publik, ka qenë e vetmja që është falur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj të plotë.

Më 29 janar të këtij viti, Osmani vendosi t’ia falte dënimin e mbetur të dënuarës me inicialet A.C. Në pesë vjet qëndrimi në postin e presidentes, kjo ishte falja e vetme nga Vjosa Osmani. Kjo, pavarësisht se veç gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ia ka proceduar Osmanit 64 kërkesa

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit, ndërsa 5 kërkesa janë ende në proces të kompletimit të raporteve. Gjatë pesë viteve të fundit kemi pranuar vetëm një Dekret për Falje, me nr. 04/2025, i datës 29.01.2025, me të cilin të dënuarës A. C. i është falur pjesa e mbetur e dënimit. E njëjta ka qenë e dënuar për veprën penale Rrezikim i Trafikut Publik”, ka thënë për Nacionalen, Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Falja dhe amnistia janë të rregulluara që nga viti 2009 me Ligjin për Faljen. Ky ligj ia jep të drejtën presidentit faljen e personave të dënuar nëpërmjet një vendimi. Kjo bazuar në disa kritere të cilat janë: pesha e krimit, rreziku i recidivizmit, pendimi i sinqetë dhe shfaqja e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm.

Megjithatë, për 5 vite mandat, Vjosa Osmani e fali veç një të dënuar. Nga Presidenca nuk kanë treguar pse ka pasur kaq pak falje brenda një mandati të plotë, por kanë theksuar se kërkesat ishin trajtuar nga Komisioni.

“Ju njoftojmë se gjatë vitit 2025, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka pranuar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kërkesa për falje të personave të dënuar. Prej tyre, gjatë vitit 2025 Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje ka shqyrtuar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për falje të personave të dënuar. Në këtë numër përfshihen edhe shtatëmbëdhjetë (17) kërkesa të bartura nga fundi i vitit 2024, kurse në pritje për shqyrtim nga Komisioni janë edhe njëzet e një (21) kërkesa tjera të cilat janë pranuar në këtë fundvit”, thuhet në përgjigjen e Bekim Kupinës, shef i kabinetit në Presidencë.

Ai më tutje bëri të ditur se komisioni kishte rekomanduar faljen për dy persona, megjithatë për njërin prej tyre, më vonë ishte aprovuar lirimi me kusht.

“Komisioni me konsensus ka vendosur që nga këto kërkesa, të rekomandohen për falje dy (2) persona të dënuar, prej të cilëve Presidentja e Republikës së Kosovës ka falur një (1) person, kurse personi tjetër, gjatë periudhës së shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit ashtu siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi, jemi njoftuar se personit në fjalë veçse i është aprovuar lirimi me kusht. Gjatë këtij viti, nuk ka pasur rekomandime tjera për faljen e personave të dënuar nga ana e Komisionit”, thuhet më tutje në përgjigjen e Kupinës për Nacionalen.

Bazuar në Ligjin për Falje, kërkesa fillimisht paraqitet me shkrim nga personi, dhe të gjitha të dhënat i dorëzohen Presidentit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Për ta përcaktuar vendimmarrjen mbi kërkesat për falje, prej nëntorit të vitit 2017 ekizston edhe një Rregullore specifike. Kjo rregullore përcakton se të gjitha kërkesat që i drejtohen Presidentit, barten në departament i cili e vlerëson nëse kërkesa është e plotë dhe sipas kritereve. Të gjitha detajet e kërkuara nga departamenti, duhet t’i ofrojë Ministria.

Pasi që dokumentacioni të kompletohet, krijohet një Komision i cili duhet ta vlerësojë kërkesën. Anëtarët e Komisionit janë së paku 5, dhe duhet të jenë të pavarur. “Komisioni përbëhet me përfaqësues nga: zyra e presidentit, lëmia e drejtësisë, gjyqësori dhe shoqëria civile”, thuhet në Rregullore. Komisioni duhet që brenda tre muajve të marrë një vendim, dhe rekomandimin t’ia përcjellë presidentit/es.

“Presidenti shqyrton raportin e Komisionit dhe vlerëson rekomandimet e Komisionit, i miraton ose nuk i miraton ato, vendos për të dhënë falje tjetër nga ajo që është rekomanduar apo vendos për të mos falur. Kur rekomandimi miratohet nga Presidenti, Departamenti përgatit dekretin sipas procedurave përkatëse”, thuhet më tutje në këtë rregullore.

Qëllimi kryesor pse mundësohet falja, është që të nxitet risocalizimi dhe sjellja e mirë tek të dënuarit. Në të kaluarën ka pasur kritika për formën se si janë falur të dënuarit, përderisa në 5 vitet e fundit, duket se kërkesat e të dënuarve nuk janë përfillur.

JU REKOMANDOJMË

LDK-ja thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

LDK-ja thërret konferencë për media, kjo është arsyeja
25/03/2026 - 11:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot, në orën 13:00, do të mbajë konferencë për media në selinë qendrore të saj.Sipas njoftimit, në këtë konferencë do...

Më shumëDetails

Bedri Krasniqi: Dje i kam bërë 20 vjet burgim, kurrë asnjë masë lehtësuese s’e kam pas, veç akuza

Bedri Krasniqi: Dje i kam bërë 20 vjet burgim, kurrë asnjë masë lehtësuese s’e kam pas, veç akuza
25/03/2026 - 10:55

Në Gjykatën e Apelit të mërkurën u shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Bedri Krasniqi ishte liruar nga akuza për...

Më shumëDetails

Vajton Vuçiqi: Nëse bota shkatërrohet, nuk do të ketë dyshim se fundi filloi, më 23 mars 1999

Vajton Vuçiqi: Nëse bota shkatërrohet, nuk do të ketë dyshim se fundi filloi, më 23 mars 1999
25/03/2026 - 10:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në Vranjë, në përkujtimin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi RF Jugosllavinë, se çdo luftë që zhvillohet aktualisht në botë, “si...

Më shumëDetails

“Nuk po dojnë me m’bo presidente”, ankohet Vjosa Osmani

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
25/03/2026 - 10:23

Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi...

Më shumëDetails

CNN: Rreth 1000 ushtarë amerikanë po përgatiten të vendosen në Lindjen e Mesme në gatishmëri për operacione kundër Iranit

CNN: Rreth 1000 ushtarë amerikanë po përgatiten të vendosen në Lindjen e Mesme në gatishmëri për operacione kundër Iranit
25/03/2026 - 10:04

Rreth 1000 ushtarë amerikanë nga Divizioni Ajror i 82-të i Ushtrisë pritet të vendosen në ditët në vijim në Lindjen e Mesme, kanë thënë burime për CNN, duke...

Më shumëDetails

Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Iranit një plan 15 pikësh

Ulet çmimi i naftës
25/03/2026 - 10:03

Irani ka thënë se ka hapur Ngushticën e Hormuzit për “anije jo-armiqësore”, nëse ato koordinohen me autoritetet iraniane, duke ofruar një lehtësim për tregjet e tronditura nga lufta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë