Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet

21/09/2026 - 16:42
në Lajme
A A
Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radio Evropa e Lirë: Profesor Pettifer, aktgjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët është tashmë është një fakt juridik, pavarësisht se si është pritur në Kosovë. Çfarë mund të bëjë Kosova në këtë pikë – politikisht dhe institucionalisht?

James Pettifer: Mendoj se ka mjaft mundësi. Natyrisht, aktgjykimi është aty dhe procesi i apelit do të nisë. Edhe pse nuk e dimë se çfarë forme do të marrë dhe as sa do të zgjasë, ai proces do të vazhdojë pavarësisht gjithçkaje.

Por, mendoj se natyra e kësaj ngjarjeje është shumë serioze për Kosovën dhe se marrëdhëniet e zakonshme diplomatike dhe politike duhet të rishikohen.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shpjegoni më hollësisht se çfarë mendoni se duhet të bëhet?

James Pettifer: Është e qartë se marrëdhënia me NATO-n është thelbësore dhe ajo nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Dhe, mësa di unë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë mënyrë në procesin e Dhomave të Specializuara.

Por, situata me Evropën është krejt ndryshe. Siç ndoshta e keni parë edhe në X dhe në rrjete të tjera sociale, shumë njerëz me përgjegjësi mendojnë se organizata si EULEX-i, OSBE-ja dhe të tjera duhet të mbyllen. Ato i përkasin së kaluarës.

Personalisht, mendoj se ky është drejtimi i duhur, veçanërisht sa i përket misionit të EULEX-it.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ky është një opsion i mundshëm?

James Pettifer: Po. Kosova është shtet sovran dhe i njohur. Dua të them se – mësa e kuptoj unë – këta njerëz janë në Kosovë vetëm me pëlqimin e Qeverisë.

NATO-ja është në një pozitë tjetër, por, siç e thashë, NATO-ja nuk ka qenë e përfshirë në procesin [e Dhomave të Specializuara].

Por, veçanërisht sa i përket EULEX-it, nuk shoh arsye përse duhet të vazhdojë, kur qartazi është një mjet për interesat e Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë se Kosova ishte naive që bashkëpunoi me Dhomat e Specializuara. Çfarë duhej të kishte bërë ndryshe?

James Pettifer: Mendoj se këtë e ka vënë në dukje edhe Dr. Daniel Serwer në Uashington, i cili, prej kohësh, është njohës i rajonit dhe i Kosovës. Ai ka bërë një analizë shumë të mirë të mënyrës se si u përcaktuan kushtet fillestare të funksionimit të Dhomave të Specializuara – në një formë që nuk parashihte asnjë kontroll nga Qeveria [e Kosovës].

Kështu, në praktikë, Dhomat e Specializuara mund të manipuloheshin nga interesa të jashtme.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se kishte ndonjë alternativë reale për një vend aq të varur nga mbështetja perëndimore? A mund të kishte thënë Kosova “jo”?

James Pettifer: Nuk ishte e nevojshme të thoshte “jo”. Duhej të negocionte në mënyrë profesionale se cilat do të ishin kushtet.

Unë isha në favor të përfshirjes së një tribunali për krimet e luftës, sepse të gjitha vendet e tjera të rajonit e kishin një të tillë dhe nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të mos e kishte.

Por, kjo u bë në një mënyrë që nënkuptonte se Kosova nuk kishte kontroll mbi procesin, dhe ky problem daton që nga fillimi.

Unë ua kam vënë në dukje këtë edhe diplomatëve të Kosovës në Londër, por ata nuk kanë menduar njësoj.

Nuk besoj se e kuptonin vërtet se cili mund të ishte problemi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, shikuar nga kjo perspektivë, a e keqkuptoi Kosova atë për të cilën po pajtohej kur e themeloi Gjykatën… apo thjesht nuk kishte zgjidhje?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se çështja ishte nëse Kosova duhej ta refuzonte Gjykatën. Nuk ishte ky problemi. Çështja ishte nëse ajo ishte krijuar mbi baza të drejta dhe profesionale.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë, gjithashtu, se ky aktgjykim mund ta kthejë shumë prapa procesin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve. A mund të bëjë diçka Kosova tani për ta parandaluar këtë?

James Pettifer: Jo, nuk mendoj se mundet. Verdikti tashmë është marrë dhe, siç besoj se e keni parë, në Kosovë ka protesta të mëdha kundër tij.

Kjo do ta bëjë shumë të vështirë – ndoshta edhe të pamundur – arritjen e çfarëdo kompromisi me Serbinë për çështje të caktuara.

Radio Evropa e Lirë: Por, procesi i pajtimit po haste në vështirësi të mëdha edhe para këtij aktgjykimi. Pse mendoni se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën?

James Pettifer: Sepse ekziston përshtypja se bashkësia ndërkombëtare nuk është neutrale. Kjo është një gjykatë ndërkombëtare dhe, sidomos për shkak të gjatësisë së dënimeve dhe cilësisë shumë të dobët juridike të disa pjesëve të aktgjykimit, njerëzit nuk do ta respektojnë atë.

Dhe kjo, mendoj, do të ndikojë shumë edhe në proceset normale diplomatike.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shkruar gjerësisht për origjinën dhe zhvillimin e UÇK-së. A ndryshon ky aktgjykim diçka në mënyrën se si do ta shkruanit sot historinë e saj?

James Pettifer: Ky aktgjykim është pjesë e historisë. Por, nuk mendoj se mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje derisa të publikohet teksti i plotë i procesit gjyqësor, dhe në veçanti ajo që ka ndodhur në seancat e mbyllura.

Gjykata, gjithashtu, duhet t’i bëjë të ditura burimet mbi të cilat i ka mbështetur pretendimet e saj, të cilat, në shumë raste, mësa kam mundur të shoh gjatë procesit gjyqësor, nuk janë dhënë.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa peshë duhet të ketë ky aktgjykim në mënyrën se si kuptohet dhe kujtohet lufta në Kosovë?

James Pettifer: Nuk mendoj se duhet të ketë fare peshë, veçanërisht sepse nuk ka të bëjë me vetë luftën.

Natyrisht, ky është një sulm ndaj UÇK-së – gjë që serbët dhe rusët e kanë dashur gjithmonë. Fillimisht u përpoqën përmes akuzave të pabaza të Dick Martyt. Për fat të mirë, ato akuza nuk çuan askund në sistemin gjyqësor.

Por, më pas u gjetën akuza të tjera, të cilave mund t’u jepej më shumë peshë.

Radio Evropa e Lirë: Njëzet e shtatë vjet pas luftës, a ka bërë Kosova mjaftueshëm për ta dokumentuar historinë e vet?

James Pettifer: Mendoj se ka bërë një punë mjaft të mirë. Është botuar shumëçka që prej kohës kur e shkrova librin tim, i cili u botua gati 20 vjet më parë. Mendoj se ai u botua si një lloj historie e përgjithshme e UÇK-së.

Sot dihet shumë më tepër për çështje të caktuara, por nuk mendoj se ajo që kam parë, e ndryshon argumentin themelor: se, në rrethanat e asaj kohe, një lëvizje e armatosur e rezistencës ishte e pashmangshme dhe ishte pjesë e asaj që prodhoi kriza në Jugosllavi.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, sikur ta këshillonit Kosovën sot, cilat janë dy ose tri gjërat që duhet t’i bëjë dhe cilat janë ato që duhet t’i shmangë?

James Pettifer: Mendoj se duhet shmangur dhuna, sepse dhuna në rrugë do t’i dobësonte shumë argumentet morale kundër këtij procesi gjyqësor, që unë e konsideroj të padrejtë. Por, natyrisht, protestat janë të rëndësishme dhe shpresoj të jenë të mëdha.

Megjithatë, mendoj se çështja kryesore është se çfarë do të bëjë Qeveria e Kosovës. Reagimi i [kryeministrit], zotit [Albin] Kurti, më duket disi i dobët. Do të shohim se çfarë do të bëjë konkretisht. Është ende herët, por Qeveria duhet ta trajtojë çështjen e legjitimitetit të organizatave si EULEX-i dhe nëse ato vazhdojnë të jenë të nevojshme në Kosovë.

Mendoj se shumica dërrmuese e njerëzve, ndoshta edhe disa serbë të Kosovës, do të donin t’i shihnin këto misione të përfundonin.

Kjo, mendoj unë, është çështja kryesore me të cilën duhet të përballet zoti Kurti.

Nëse OSBE-ja ka ende ndonjë rol të dobishëm, nuk e di. Nga sa di unë, duket se është një organizatë shumë e kushtueshme, e cila në shumicën e rasteve mbledh të dhëna që tashmë i dimë shumë mirë. Pra, të gjitha këto çështje mund të rishikohen.

Por, për këtë do të nevojitet një qëndrim i qartë dhe i bashkuar. Siç kam shkruar edhe në X, është e rëndësishme që elita e Kosovës të punojë së bashku dhe të zhvillojë politika të forta dhe të përbashkëta ndaj këtyre organizatave. /REL

JU REKOMANDOJMË

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit
27/11/2026 - 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave për anëtarësim është...

Më shumëDetails

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut
27/11/2026 - 18:52

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim...

Më shumëDetails

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të zhvilluar sot në autostradën “Arbën...

Më shumëDetails

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit
27/11/2026 - 17:31

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktiviteti evropian i TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian, duke e konsideruar platformën një çështje të sigurisë dhe sovranitetit dixhital. Nisma...

Më shumëDetails

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci
27/11/2026 - 16:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë