Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

04/07/2025 - 11:39
në Lajme
A A
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është pezulluar tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë rreth 137 milionë euro. Deputetja ka theksuar se pezullimi i këtij tenderi është bërë një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.

Bajrami ka thënë edhe se tenderi në fjalë ka ngritur dyshime për muaj më radhë dhe se i njëjti, është ‘’zhvilluar në mënyrë të dyshimtë’’.

Tutje, deputetja e LDK-së, ka folur edhe për ‘’disa nga faktet’’, duke përmendur mungesën e transparencës, ku siç ka shkruar Bajrami, tenderi u hap pa studim fizibiliteti dhe pa përshkrim teknik, duke lënë të paqartë se çfarë punësh kërkohen nga operatori ekonomik.

Po ashtu, ajo ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me këtë çështje, duke shkruar: Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?; 2. Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua?;  Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave?; Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë.

Postimi:

Pezullimi i tenderit 137 milionësh i KEK-ut  dhe dyshimet për skemë korruptive

Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje, vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Ky tender ka ngritur dyshime të forta për muaj me radhë, është zhvilluar në mënyrë të dyshimtë.

Disa nga faktet:

– Mungesë transparence: Tenderi u hap pa studim fizibiliteti dhe pa përshkrim teknik, duke lënë të paqartë se çfarë punësh kërkohen nga operatori ekonomik.

– Procedura të manipuluara: Procesi u korrigjua dhe afatet u shtynë disa herë, duke krijuar hapësirë për dyshime.

– Tender i hapur me negociata: Në njoftim thuhej se KEK do të pranonte vetëm gjashtë ofertues dhe mandej do të negocionte se kujt të ja japë tenderin , për më tepër nuk ishin paraparë penalizime për mosrealizim të punimeve.

– Ndërkohë që po flasim për njësisë A3, që sipas vet KEK-ut kjo njësi prodhon rreth 10% të kërkesës së energjisë në Kosovë, duke e bërë tenderin jetik për sigurinë energjetike.

Pezullimi i papritur ngrit pyetje serioze:

1. Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?

2. Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua?  Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave? Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë.

2. A po tentohet të fshihet ndonjë shkelje e mundshme ligjore?

3. A po i jepet kohë ndonjë kompanie të favorizuar për të rregulluar ofertën?

4. Pse u fshinë ofertat e dorëzuara nga sistemi dhe u kërkua ridorëzimi i tyre nga fillimi?

5. Pse nuk u anulua plotësisht tenderi, nëse ka kaq shumë parregullsi?

Ky pezullim nuk duket si veprim përgjegjës, por si një hap për të mbuluar një skemë të mundshme korruptive me vlerë 137 milionë euro. Pezullimi i sotëm duket si manovra e radhës  për ta rikthyer nesër tenderin me të njëjtat probleme dhe përfitues të dyshimtë.

Tenderi duhet anuluar plotësisht dhe aktorët e përfshirë duhet të hetohen deri në fund.

E derisa kemi skema të tilla në veprim dhe të paprekura nga hetuesia qytetarët po paguajnë çmimin e lartë të importit të energjisë e fitimet e tragtarëve të energjisë po rritën në mënyrë eksponenciale.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese
Lajme

Votimi “tinëzar”, Kryeziu: Kur është vetëm një kandidat nuk shkohet me vota të fshehta

04/07/2025 - 18:21
Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi
Lajme

Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi

04/07/2025 - 18:15
Sadiku: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të Kushtetueses, Presidentja duhet të kërkojë sqarim – vendi mund të shkojë në zgjedhje
Lajme

Sadiku: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të Kushtetueses, Presidentja duhet të kërkojë sqarim – vendi mund të shkojë në zgjedhje

04/07/2025 - 18:08
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Lajme

Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës

04/07/2025 - 17:57
Familja e Daris Ademit, 10 muajsh, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar për shërim jashtë vendit
Lajme

Familja e Daris Ademit, 10 muajsh, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar për shërim jashtë vendit

04/07/2025 - 17:54
“Dehari ka të drejtë…”, “pa e hedhur në votim…”, Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë
Lajme

“Dehari ka të drejtë…”, “pa e hedhur në votim…”, Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë

04/07/2025 - 17:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përfundon me të lënduar një përleshje familjare në Mitrovicë – arrestohen 4 persona, 2 përfundojnë në ndalim 48 orë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë