Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)

25/12/2024 - 15:29
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës që udhëheqet nga Përparim Rama dyshohet për kurdisje të tenderit “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi – Ritender”, duke ia përshtatur specifikat një kompanie. Një pjesë e madhe e dekoreve që i ka kërkuar duke i specifikuar me fotografi, veçse kanë qenë në depon e kompanisë “Te Fatosi”, që tashmë i ka fituar të dy lotet e këtij tenderi – njërin në vlerë gati 140 mijë euro, e tjetrin rreth 80 mijë. Si Komuna, ashtu edhe kompania në fjalë, nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me dyshimet e ngritura.

“Te Fatosi” ishte shpallur fillimisht fituese vetëm për Lotin 2. Me kontratë për Lotin 1 ishte shpërblyer kompania “AGRI BAU SH.P.K”, e cila kishte ofertuar për gati 12 mijë euro më lirë, shkruan Reporteri.

Por, kjo pjesë e tenderit ishte pezulluar pas ankesës që kishte dorëzuar “Te Fatosi” në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Në ankesë, kjo kompani pretendonte se Komuna e Prishtinës ka shkelur katër nene të Ligjit për Prokurim Publik, duke e shpërblyer me kontratë kompaninë tjetër.

Aty thuhej se autoriteti kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave nuk i ka trajtuar të gjithë tenderuesit në mënyrë të barabartë, e madje e akuzonte komunën se e ka favorizuar kompaninë “AGRI BAU”, por në fakt ka ndodhur e kundërta, pasi që disa nga dekorimet kryesore që janë specifikuar tek dosja e tenderit, veçse kanë qenë në depon e Kompanisë “Te Fatosi” që është shpallur fituese për të dy Lotet. Këto dekorime kanë qenë të ekspozuara vitin e kaluar në një prej qendrave tregtare në vend dhe në dyqanin e kompanisë në fjalë. Kjo dëshmohet edhe në faqet nëpër rrjete sociale edhe të qendrës tregtare në fjalë, por edhe të kompanisë “Te Fatosi”, ku janë postuar fotografi të këtyre dekorimeve të gatshme dhe vetëm është nevojitur transporti dhe vendosja e tyre në sheshet e kryeqytetit. Në dosje thuhet se produktet duhet të duken vizualisht 90 përqind si në fotografitë e prezantuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, kompania “Te Fatosi” e ka tërhequr ankesën më pas, ku tri javë pas tërheqjes së ankesës, Komuna e Prishtinës e ka shpërblyer këtë kompani me kontratë kompaninë “Te Fatosi” edhe për Lotin 1.

“Autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës shpërblen me kontratë Operatorin Ekonomik “Te Fatosi” SH.P.K, 810326430, në bazë të kriterit Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lirë prej 139,630.00 E”, thuhet në vendim.

Ndaj këtij vendimi ka bërë ankesë kompania “Agri Bau” që fillimisht kishte ishte shpallur fituese për Lotin 1 dhe më pas ishte anuluar vendimi, duke e shpallur fitues “Te Fatosi”.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Komunës së Prishtinës mbi Pezullimin e Aktivitetit të Prokurimit, i cili është marrë dje.

Veriu.info do të vazhdoj hulumtimin e këtij rasti, ku nesër do t’i drejtohet komunës së Prishtinës për qasje në dokumente publike, pasi që ka dyshime të favorizim të kompanisë “te Fatosi”, që prej momentit të hartimit të specifikave e deri të dyshimi për nënshkrime të kundërligjshme më rastin e lidhjes së kontratës. Po ashtu, pas sigurimit të të gjitha dokumenteve, redaksia do t’i drejtohet Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.

Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet

JU REKOMANDOJMË

A e kaloi Radoiçiqi kufirin ilegalisht – flet policia kufitare serbe

Radojiçiq sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij
20/11/2026 - 18:46

Policia kufitare e Serbisë ka deklaruar se Milan Radoiçiq nuk mund ta kalojë në mënyrë të ligjshme kufirin shtetëror, nëse ndaj tij është në fuqi ndalesa për largim...

Më shumëDetails

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij
20/11/2026 - 18:18

Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij. Pas disa orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi është larguar...

Më shumëDetails

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve
20/11/2026 - 17:47

Sipas vendimit të 10 marsit 2026, të siguruar nga Insajderi, spitali i drejtuar nga Osman Hajdari nuk kishte arkivuar dosjet individuale të kandidatëve. Drejtori mjekësor, Shefki Xharra, kishte...

Më shumëDetails

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen
20/11/2026 - 17:03

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i...

Më shumëDetails

Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira

Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira
20/11/2026 - 16:22

Ish komandanti i UÇK-së Isni Kilaja ka dhënë detaje të jetës në paraburgimin e Hagës. Në një intervistë për RTV21, Kilaj tha se gjatë kohës së paraburgimit u...

Më shumëDetails

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve
20/11/2026 - 15:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot ish-bashkëluftëtarin e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilajn, pas shpalljes së pafajësisë së këtij të fundit.Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “E mori për kafe, por e çoi në motel”/ Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhu’nim e të dashurës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë