Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)

25/12/2024 - 15:29
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës që udhëheqet nga Përparim Rama dyshohet për kurdisje të tenderit “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi – Ritender”, duke ia përshtatur specifikat një kompanie. Një pjesë e madhe e dekoreve që i ka kërkuar duke i specifikuar me fotografi, veçse kanë qenë në depon e kompanisë “Te Fatosi”, që tashmë i ka fituar të dy lotet e këtij tenderi – njërin në vlerë gati 140 mijë euro, e tjetrin rreth 80 mijë. Si Komuna, ashtu edhe kompania në fjalë, nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me dyshimet e ngritura.

“Te Fatosi” ishte shpallur fillimisht fituese vetëm për Lotin 2. Me kontratë për Lotin 1 ishte shpërblyer kompania “AGRI BAU SH.P.K”, e cila kishte ofertuar për gati 12 mijë euro më lirë, shkruan Reporteri.

Por, kjo pjesë e tenderit ishte pezulluar pas ankesës që kishte dorëzuar “Te Fatosi” në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Në ankesë, kjo kompani pretendonte se Komuna e Prishtinës ka shkelur katër nene të Ligjit për Prokurim Publik, duke e shpërblyer me kontratë kompaninë tjetër.

Aty thuhej se autoriteti kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave nuk i ka trajtuar të gjithë tenderuesit në mënyrë të barabartë, e madje e akuzonte komunën se e ka favorizuar kompaninë “AGRI BAU”, por në fakt ka ndodhur e kundërta, pasi që disa nga dekorimet kryesore që janë specifikuar tek dosja e tenderit, veçse kanë qenë në depon e Kompanisë “Te Fatosi” që është shpallur fituese për të dy Lotet. Këto dekorime kanë qenë të ekspozuara vitin e kaluar në një prej qendrave tregtare në vend dhe në dyqanin e kompanisë në fjalë. Kjo dëshmohet edhe në faqet nëpër rrjete sociale edhe të qendrës tregtare në fjalë, por edhe të kompanisë “Te Fatosi”, ku janë postuar fotografi të këtyre dekorimeve të gatshme dhe vetëm është nevojitur transporti dhe vendosja e tyre në sheshet e kryeqytetit. Në dosje thuhet se produktet duhet të duken vizualisht 90 përqind si në fotografitë e prezantuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, kompania “Te Fatosi” e ka tërhequr ankesën më pas, ku tri javë pas tërheqjes së ankesës, Komuna e Prishtinës e ka shpërblyer këtë kompani me kontratë kompaninë “Te Fatosi” edhe për Lotin 1.

“Autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës shpërblen me kontratë Operatorin Ekonomik “Te Fatosi” SH.P.K, 810326430, në bazë të kriterit Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lirë prej 139,630.00 E”, thuhet në vendim.

Ndaj këtij vendimi ka bërë ankesë kompania “Agri Bau” që fillimisht kishte ishte shpallur fituese për Lotin 1 dhe më pas ishte anuluar vendimi, duke e shpallur fitues “Te Fatosi”.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Komunës së Prishtinës mbi Pezullimin e Aktivitetit të Prokurimit, i cili është marrë dje.

Veriu.info do të vazhdoj hulumtimin e këtij rasti, ku nesër do t’i drejtohet komunës së Prishtinës për qasje në dokumente publike, pasi që ka dyshime të favorizim të kompanisë “te Fatosi”, që prej momentit të hartimit të specifikave e deri të dyshimi për nënshkrime të kundërligjshme më rastin e lidhjes së kontratës. Po ashtu, pas sigurimit të të gjitha dokumenteve, redaksia do t’i drejtohet Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.

Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë