“Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin edhe zëvendëskomandanti i Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, komandanti i Regjimentit të Mjekësisë Dr. kolonel Xhevdet Tahiraj si dhe komandanti i Regjimentit të parë të KFT-së, nënkolonel Arben Abdyli. Në fjalën e tij kolonel Lladrovci theksoi se trajnime të tilla synojnë ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve operacionale, avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe forcimin e gatishmërisë për mbështetjen e operacioneve të paqes kudo që kërkohet.”
“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor.”











