Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Insajderin se rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në këtë fshat.
Lidhur me rastin, Pllana ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, sipas informacioneve fillestare, një person ka mbetur i lënduar dhe dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.













