Një person i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar sot në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i emergjencës së këtij spitalit, Hekuran Veçgishti.
“Është sjellë në Emergjencën e Spitalit rreth orës 13:20”, tha ai.
Veçgishti tha se ai po vazhdon trajtimin në repartin e ortopedisë.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.












