Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Pirro”.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.












