Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Plani i Trump për paqen në Gaza mirëpritet nga udhëheqësit në Evropë e Lindje të Mesme

30/09/2025 - 08:53
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi me Netanyahun: Trump “shumë i bindur” për marrëveshjen e paqes në Gaza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqës nga Evropa dhe Lindja e Mesme kanë mirëpritur një plan të ri të Shteteve të Bashkuara për Gazën, përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi Hamasin që ta pranojë atë.

Në planin për të cilin kanë arritur pajtueshmëri Trumpi dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, propozohen përfundimi i menjëhershëm i operacioneve ushtarake si dhe lirimi i 20 pengjeve të gjalla izraelite si dhe i mbetjeve të dhjetëra të tjerave nga Hamasi brenda 72 orëve në këmbim të lirimit të qindra banorëve të Gazës të burgosur nga Izraeli, raporton televizioni BBC.

Një burim palestinez i afërt me bisedimet për armëpushim i tha televizionit publik britanik se zyrtarëve të Hamasit u është dorëzuar plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë plan kërkohet që Hamasi të mos ketë rol në qeverisjen e Gazës, ndërsa lihet dera hapur për themelimin e një shteti palestinez.

Duke folur në një konferencë për gazetarë pas bisedimeve me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e quajti planin “një ditë historike për paqen”.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit thanë se i mirëpresin “lidershipin e Trumpit dhe përpjekjet e tij të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se ai është “i inkurajuar nga përgjigjja pozitive e kryeministrit Netanyahu” ndaj propozimit. Ai shtoi se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një mundësi të vërtetë”.

JU REKOMANDOJMË

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë