Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Plani i Trump për paqen në Gaza mirëpritet nga udhëheqësit në Evropë e Lindje të Mesme

30/09/2025 - 08:53
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi me Netanyahun: Trump “shumë i bindur” për marrëveshjen e paqes në Gaza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqës nga Evropa dhe Lindja e Mesme kanë mirëpritur një plan të ri të Shteteve të Bashkuara për Gazën, përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi Hamasin që ta pranojë atë.

Në planin për të cilin kanë arritur pajtueshmëri Trumpi dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, propozohen përfundimi i menjëhershëm i operacioneve ushtarake si dhe lirimi i 20 pengjeve të gjalla izraelite si dhe i mbetjeve të dhjetëra të tjerave nga Hamasi brenda 72 orëve në këmbim të lirimit të qindra banorëve të Gazës të burgosur nga Izraeli, raporton televizioni BBC.

Një burim palestinez i afërt me bisedimet për armëpushim i tha televizionit publik britanik se zyrtarëve të Hamasit u është dorëzuar plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë plan kërkohet që Hamasi të mos ketë rol në qeverisjen e Gazës, ndërsa lihet dera hapur për themelimin e një shteti palestinez.

Duke folur në një konferencë për gazetarë pas bisedimeve me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e quajti planin “një ditë historike për paqen”.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit thanë se i mirëpresin “lidershipin e Trumpit dhe përpjekjet e tij të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se ai është “i inkurajuar nga përgjigjja pozitive e kryeministrit Netanyahu” ndaj propozimit. Ai shtoi se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një mundësi të vërtetë”.

JU REKOMANDOJMË

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
06/07/2026 - 14:45

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, duke komentuar pullën postare të promovuar me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve...

Më shumëDetails

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë
06/07/2026 - 14:37

“Mos na leni pa bukë”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos e dobësoni idnsutrinë vendore”, e me pankarta të tjera fermerët e prodhimit të qumështit kanë protestuar para...

Më shumëDetails

Osmani s’e komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme

Osmani s’e komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme
06/07/2026 - 14:13

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur ta komentonte nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. E...

Më shumëDetails

Kurti shkon në Greqi në simpozium filozofie, ZKM nuk e njofton udhëtimin

Kurti shkon në Greqi në simpozium filozofie, ZKM nuk e njofton udhëtimin
06/07/2026 - 13:47

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, edhe sivjet ia ka mësyer simpoziumit “Symii” në Greqi. Media “Vox Kosova” publikoi fotografi ku Kurti shihet në rresht të parë të një...

Më shumëDetails

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn
06/07/2026 - 13:43

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, në Pejë. Në seancën e sotme, trupi gjykosh...

Më shumëDetails

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje
06/07/2026 - 13:22

Fermerët kosovarë të qumështit po mbajnë protestë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Si shenjë proteste ndaj pakënaqësive të tyre, ata kanë derdhur qumështin para kësaj ministrie. Video:

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë