Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”

02/06/2025 - 20:54
në Kryesore, Lajme
A A
Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuar në emisionin “Five”, ish-gazetari i luftës dhe njëri nga dëshmitarët më të dokumentuar të krimeve serbe në Kosovë, Nusret Pllana, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të vendit për mungesën e kujtesës institucionale dhe harresën që po rëndon mbi viktimat e gjenocidit.

“Shqiptarët edhe ashtu, ju e dini të gjithë, por edhe ne që defekt – kushtimisht po them – e kanë kujtesën e shkurtë. Harresa e kujtesës historike vazhdon të mbetet defekt, dhe një nga fenomenet më të shëmtuara të shqiptarëve”, deklaroi ai.

Pllana shprehu tronditjen e tij për mënyrën se si janë lënë në harresë viktimat më të pafajshme të luftës – fëmijët.

“Me u harru kaq shpejt, kaq lehtë, me kaq gjakftohtësi 1392 fëmijë të vram vetëm në luftën e fundit, në fund të shekullit 20, në zemër të Evropës demokratike… edhe 40 të tjerë në periudhën e viteve 1981–1997 që s’i përmend kurrkush.”

Ai denoncoi me tone të ashpra mungesën e një objekti muzeal mbi gjenocidin serb, sidomos për luftën e fundit në Kosovë, duke e cilësuar këtë një turp të klasës politike që ka udhëhequr vendin pas çlirimit.

“Me vetë faktin që qe 26 vjet, edhe pse është derdhë lumë gjaku për këtë liri që po e gëzojmë sot, një objekt muze mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve – sidomos të kësaj lufte të fundit në Kosovë – nuk është ngritë nga asnjë qeveri.”

Pllana solli me emra dhe shifra disa nga tragjeditë më të rënda familjare të kryera gjatë luftës:

Familja e komandantit legjendar Adem Jashari: 13 fëmijë të vrarë.

Familja e Poklekut të Drenicës heroike: nga 54 të vrarë krejt civilë, 23 ishin fëmijë – më e vogla Lirije Muqolli, vetëm 6 muajsh.

Familja Berisha: 49 të vrarë, prej tyre 19 fëmijë.

Familja Gërxhaliu: 13 të vrarë, e gjithë familja – “me prind, me babë, me nanë, me gjysh, me gjyshe, me fëmijë” – e zhdukur në një ditë.

“Familja e Selatin Gërxhaliut e cila e pat më 31 maj përvjetorin e vrasjes, një krim që nuk mbahet mend që një familje të zhduket e tëra”, tha Pllana.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Vetëm Nait Hasanin dhe Sala Jasharin do ta votonim për nënkryetar, asnjë kandidat të LDK-së
Lajme

Kryeziu: Vetëm Nait Hasanin dhe Sala Jasharin do ta votonim për nënkryetar, asnjë kandidat të LDK-së

04/06/2025 - 13:16
Vetëvendosje thotë se bashkë me zgjedhjet lokale mund të mbahen edhe ato parlamentare, Haxhiu: S’jemi kundër
Lajme

Vetëvendosje thotë se bashkë me zgjedhjet lokale mund të mbahen edhe ato parlamentare, Haxhiu: S’jemi kundër

04/06/2025 - 12:41
Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive
Lajme

Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

04/06/2025 - 12:25
Haradinaj: Edhe zgjedhjet janë zgjidhje
Lajme

Haradinaj: Edhe zgjedhjet janë zgjidhje

04/06/2025 - 12:22
Hasani për ngërçin politik: VV-ja e ka fajin e vetëm, votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën
Lajme

Hasani për ngërçin politik: VV-ja e ka fajin e vetëm, votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën

04/06/2025 - 12:11
Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
Kryesore

Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

04/06/2025 - 12:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Djali i bosit të heroinës në arrati, shoqërohej me të fortin e Prishtinës – “Italianin”

    Djali i bosit të heroinës në arrati, shoqërohej me të fortin e Prishtinës – “Italianin”

    594 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1119 Shpërndaje
    Shpërndaje 448 Tweet 280
  • “Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë