Kryetari i Pejës është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm nga një qytetar i quajtur Korab Lulaj.
Gazmend Muhaxheri pasi kishte pirë kafen e mëngjesit në një nga lokalet në qendër të Pejës, me të dal është sulmuar nga prapa nga Lulaj.
Burime të Indeksonline kanë mësuar se kryetari dyshohet se është goditur nga mbrapa në kokë, ndërsa në tentim për të shmangur incidentin dyshohet se ka pësuar lëndim të lehtë në këmbë.
Një projekt infrastrukturor i realizuar nga Komuna e Pejës në Stankaj të Rugovës dyshohet se e ka shtyrë Lulajn të bëjë këtë akt të shëmtuar.
Gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Muhaxheri këto momente ndodhet në stacionin e Pejës ku po jep deklaratë./Indeksonline/