Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai ka ndarë detaje rreth jetës së tij pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, duke u ndalur edhe tek raportet që ka ruajtur me ish-banorët e tjerë.
Gjatë bisedës, ai nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe për Benitën, e cila gjatë rrugëtimit të tyre brenda shtëpisë pati shprehur një pëlqim të hapur për të.
Megjithatë, Klodi e ka bërë të qartë se mes tyre nuk ka asgjë më tepër se një njohje korrekte.
“E vlerësoj si njeri, ngel respekti që kam për të, por nuk kemi ndonjë raport. Nëse e takoj, e përshëndes, ia uroj të gjitha të mirat, por asgjë më shumë”, ka deklaruar ai, duke i dhënë fund çdo aludimi të mundshëm.
Por, duket se kjo deklaratë nuk ka kaluar pa rënë në syrin e vetë Benitës. Orë pas kësaj interviste, ajo ka publikuar një ‘InstaStory’, e cila është interpretuar menjëherë si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Klodit.
Bashkëngjitur me një video të sajën, Benita ka shkruar: “S’po kam nevojë me dal në intervista se po dalin tjerët po flasin për mu…”, shoqëruar me një emoji ironik.
Një reagim i tillë lë të kuptohet qartë se ish-banorja po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe nuk ka ngurruar të japë përgjigjen e saj në mënyrë të tërthortë.














