Anisa Veseli ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke paralajmëruar ndjekësit e saj lidhur me një llogari të rreme që, sipas saj, prej vitesh po përdor imazhin e saj.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka sqaruar se profili mashtrues nuk ka asnjë lidhje me të dhe se personi pas tij po keqpërdor identitetin e saj për të kontaktuar njerëz të ndryshëm.
Sipas Anisës, situata ka shkuar deri në mashtrim financiar dhe moral, pasi ky profil ka kërkuar para, ka dërguar fotografi dhe ka shkuar deri aty sa të hapë llogari në aplikacione takimesh (“dating apps”).












