Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po vij në Rubikon, po flas, Po dojnë prapë me më burgosë”- Adriatik Kelmendi publikon bisedën me Albin Kurtin opozitar!

28/07/2023 - 19:32
në Kryesore, Lajme
A A
“Po vij në Rubikon, po flas, Po dojnë prapë me më burgosë”- Adriatik Kelmendi publikon bisedën me Albin Kurtin opozitar!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka ‘zbardhur’ një bisedë të disa viteve më parë me Albin Kurtin, atëherë lider i opozitës.

Kelmendi ka publikuar bisedën e plotë me Kurtin dhe kohën kur i njëjti i kërkonte të ishte mysafir në emisionin Rubikon pasi frikësohej se po e burgosnin, duke iu referuar opozitës së sotme.

“Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend” i kishte thënë Kurti-Kelmendit kohë më parë.

Në fund Kelmendi e mbyll shkrimin duke pyetur “Çka do t’i thoshte Albini i kafeterisë Albinit kryeministër për sulmin ndaj Klan Kosovës?!

Postimi i Adriatik Kelmendi:

(Telefon)

Adriatik, a je këndej?
Po, Albin. Çka ka?
A po shihemi pak?
Kur?
Sa ma shpejtë, për të mirë timen dhe tëndën.
Çka kërciti tash, bre?
Serioze shumë. Ma mirë po flasim live…
Ani…

(20 minuta më vonë, kafeteria përballë KTV-së)

Po dojnë prapë me më burgosë…
Pse tash?
Pse a kanë pasë ndonjëherë ndonjë arsye të madhe a? Për me ma mbyllë gojën e me ba çka të duan vetë.
Kush të tha?
Po i shoh se si po sillen. Po tutem qetash kur të më burgosin nuk më lirojnë ma, a mos edhe ma keq.
Edhe ma keq se me të burgosë a?
Këta edhe të vrasin, veç pse ua qet të palamet.
Jo bre, se ndoshta nuk shkojnë kaq larg.
Unë po të thom që shkojnë larg e ma larg. Janë të ligë.
E çka po thu me ba?
Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend.
Nuk është problem. Kur të duash hajde në Rubikon.
A bën nesër?
Bën, pse jo.
Beso, Adriatik, nuk po e bëj këtë për vete. Më së paku më dhimbset vetja, por këta janë të paskrupullt.
U kry, Albin, shihemi nesër mbrama për Rubikon. Edhe mos u tut se nuk i lëjmë me ba çka të duan vetë.

(Një datë tjetër, personazhet e njëjta, muhabeti pak a shumë i njëjtë)

(Edhe një datë tjetër, sërish personazhet e njëjta, sërish muhabeti)

(28 korrik 2023, Albini kryeministër përballë Albinit të kafeterisë)

Çka do t’i thoshte Albini i kafeterisë Albinit kryeministër për sulmin ndaj Klan Kosovës?!
Ndoshta përgjigjen e gjejmë te ndonjë varg i Ali Podrimjes?!

JU REKOMANDOJMË

Presidentja sot i takon liderët e partive politike
Kryesore

Presidentja sot i takon liderët e partive politike

02/07/2025 - 09:11
Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
Lajme

Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

02/07/2025 - 09:05
Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë