Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia: 20 zyrtarë të lënduar në protestën e mbrëmshme, sot do të ketë masa të shtuara sigurie

06/10/2026 - 11:13
në Lajme
A A
Policia: 20 zyrtarë të lënduar në protestën e mbrëmshme, sot do të ketë masa të shtuara sigurie
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën e paralajmëruar për sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë njësi policore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa varësisht nga zhvillimet në terren mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në rrugët përreth zonës së protestës.

Në njoftim, Policia ka përmendur edhe zhvillimet e protestës së mbrëmshme, duke thënë se disa protestues kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe mjete të forta në drejtim të objekteve shtetërore dhe zyrtarëve policorë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll, mundësimit të lirisë së lëvizjes dhe parandalimit të eskalimit të mëtejshëm të situatës, është detyruar të veprojë ndaj personave që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur mjetet e ligjshme policore, sprejin, gazin lotsjellës si dhe topin e ujit për shpërndarje të turmës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar për mosrespektim të thirrjeve policore dhe shkelje të ligjit. Dy prej tyre, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Si pasojë e zhvillimeve gjatë protestës, 20 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 qytetarë/protestues dhe një gazetar.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se, pas vlerësimeve pasoperacionale, për dyshimet e mundshme për tejkalim të autorizimeve policore ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si autoritet kompetent.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që protestën ta zhvillojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, duke respektuar ligjet dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, në menaxhimin e situatës kanë kontribuar edhe ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe institucionet e tjera emergjente.

Ndërkohë, zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm edhe sot në terren për të garantuar sigurinë publike, lirinë e lëvizjes dhe mbarëvajtjen e protestës.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
06/10/2026 - 11:08

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të...

Më shumëDetails

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Hamza deklarohet për takimin e së dielës me Kurtin
06/10/2026 - 10:54

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është e qartë ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet në lexim të dytë...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi: E turpshme të kemi qeveri që godet mbi veteranë e fëmijë dëshmorësh, pabesi që s’harrohet

Endrit Thaçi: E turpshme të kemi qeveri që godet mbi veteranë e fëmijë dëshmorësh, pabesi që s’harrohet
06/10/2026 - 10:41

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme gjatë protestës para Kuvendit ku u kërkua votimi në lexim të dytë i Ligjit për Gjykatën...

Më shumëDetails

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij
06/10/2026 - 10:18

Është arrestuar Fadil Zogaj, i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi. Zogaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet për...

Më shumëDetails

Mitrovicasi ankohet për mashtrim me çmime nga marketi „Durmart“, publikon foto-dëshmi

Mitrovicasi ankohet për mashtrim me çmime nga marketi „Durmart“, publikon foto-dëshmi
06/10/2026 - 10:02

Në Kosovë është shndrruar në fenomen mashtrimi i konsumatorëve përmes çmime me "oferta" në zbritje nga marketet. Një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e Veriu.info, duke...

Më shumëDetails

Gruda – VV-së: Ligjit nuk keni ku t’i ikni, ai do të miratohet

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
06/10/2026 - 09:58

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar LVV-në lidhur me protestën e mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. “Shteti ikën nga përgjegjësia...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    997 Shpërndaje
    Shpërndaje 399 Tweet 249
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë