Policia e Kosovës ka bllokuar një segment rrugor afër ambasadës amerikane në Prishtinë. Zyrtarët policorë kanë vendosur shiritat e sigurisë dhe po pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonë. Ende nuk dihen arsyet e ndërhyrjes.