Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit

17/12/2025 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka hartuar plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Komunikata:

Policia e Kosovës, sikurse në çdo proces zgjedhor, me kohë ka hartuar urdhrin operativ policor dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Me qëllim që ky plan policor të realizohet sipas planifikimeve të parapara dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Plani operativ përfshin katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Faza e parë tani veçse është realizuar dhe policia është në fazën e dytë të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:

-Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

-Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

-Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

-Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, Policia e Kosovës ka caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore”, thuhet në njoftim.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”.

“Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”.

JU REKOMANDOJMË

Miftaraj – Muratit: Dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV
Lajme

Miftaraj – Muratit: Dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV

17/12/2025 - 13:38
Hargreaves te Kurti me qëndrime: “Fushatë e qetë”, “formim i shpejtë i qeverisë”, “integrim i pakicave”, “progres në dialog”
Lajme

Hargreaves te Kurti me qëndrime: “Fushatë e qetë”, “formim i shpejtë i qeverisë”, “integrim i pakicave”, “progres në dialog”

17/12/2025 - 13:26
“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes!
Lajme

“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes!

17/12/2025 - 13:23
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Lajme

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!

17/12/2025 - 13:17
Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!
Lajme

Murati: BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës

17/12/2025 - 12:55
Përurimi në Onkologji të QKUK-Kurti pyetet pse në ditën e parë të fushatës, shmang gazetaren dhe largohet
Kryesore

Përurimi në Onkologji të QKUK-Kurti pyetet pse në ditën e parë të fushatës, shmang gazetaren dhe largohet

17/12/2025 - 12:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë